Gjatë intervistës me emisionin 'Sot Live në Shqipëri' analisti Kreshnik Spahiu komentoi edhe qëndrimin e Sali Berishës ndaj procesit të integrimit europian, duke thënë se kreu i demokratëve bashkoi votat me Edi Ramën për çështje që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimi Evropian, pasi kishte informacion se procesi i negociatave do të avanconte dhe se raporti IBAR do të hapte rrugën për mbylljen e kapitujve.
"“Berisha proteston pas orarit zyrtar dhe gjatë orarit zyrtar bashkon votat me PS-në. Është dëshmi që ai bashkoi votat për rezolutën për anëtarësimin në BE, sepse mori vesh që IBAR do gjejë konsensusin dhe do miratojë hapjen e procesit të rradhës për të shkuar drejt mbylljes së kapitujve. Pra Berisha do të ndajë fitoren me Ramën, suksesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të thotë që ‘ne e votuam’ se ‘pa kushtet që vendosëm ne nuk do të futej Shqipëria në BE.’ Pra Berisha është shumë i informuar dhe kontaktet e tij nga Partitë Popullore e kanë rekomanduar që ‘bëhu pjesë se integrimi nuk ndalet.’ Integrimi është proces gjeopolitik, nuk është preferencë qeveritare” tha Spahiu
Lajmi kryesor:
'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje të vërteta në PD', Kreshnik Spahiu kritika: Ka 40 vite që kontrollon partinë, nuk ka çfarë jep më!









