TIRANË - Kriza me Gjykatën Kushtetuese dhe çështjen e mandatit të kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj u diskutua mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'.
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si një rast të paprecedent në historinë e Shqipërisë, duke e lidhur me përpjekjet për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe disa anëtarë të tjerë.
'Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat.'
Ai paralajmëron për një efekt zinxhir nëse kjo ndodh, duke theksuar se veprimet janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me konjuktura brenda llojit.
'Kur thuhet 2028, pyetja është që në 20208 punon apo nuk punon. Për të gjithë injorantët kur përfshihet viti ushtrohet detyra dhe nuk mbaron. Përfshihet brenda ushtrimit të detyrës. Kjo nuk është zëvendësuese e Tushes, nuk ka marrë mandatin e saj. Nxitimi është për dhjetëra arsye. Nuk ka ambasador amerikane. Janë para zgjedhjeve. Këtu kemi një deklaratë ku konsiderohet GJK para 10 ditës gjykatë naziste dhe Zaçaj drejtuar puç shteti, deklaratë e kryetarit të opozitës. Këtu ka absolutisht bashkim interesash politik dhe konjukturave brenda llojit.'
Ai nënvizon ndikimin e drejtpërdrejtë të SHBA-së në drejtësi dhe e quan përpjekjen për të larguar Zaçajn si një akt politik që ka hapësira ligjore për t’u sfiduar. Ndërkohë, ai kritikon edhe deklaratat ekstreme që kanë etiketuar Gjykatën Kushtetuese si "naziste" dhe e sheh këtë situatë si një bashkim interesash politike.
'E di nga ka ardhur Zaçaj? Nga SHBA. Në Shqipëri Boston dhe SHBA më të rëndësishme se hëna. SHBA kanë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi, këta po shfrytëzojnë një vakuum. Holta Zaçaj po hiqet për shkak të një vullneti politik. Hapësira ligjore ka shumë.'
Kreshnik Spahiu tha në '5 Pyetjet me Babaramon' se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai thekson se ndryshimet kushtetuese dhe juridike, përfshirë listat e mbyllura dhe lehtësimet në masat e sigurimit, favorizojnë liderët politikë, duke përfshirë Berishën dhe Ramën.
Sipas tij, këto zhvillime konsolidojnë pozitat e tyre politike për dekadën e ardhshme, ndërsa vendimi i formës së prerë për Berishën mund të mos jepet para vitit 2028, duke i lënë hapësirë për të ruajtur ndikimin e tij. Spahiu thekson se këto lëvizje janë pjesë e një strategjie afatgjatë për të çimentuar sistemin dy-partiak edhe për zgjedhjet e vitit 2029.
'Kalimi në gjendje të lirë e bën deputet, që me ndryshimet kushtetuese, që me listat e mbyllura e ke në parlament. Me masën e sigurimit opsioni ishte i hapur. Kemi një situatë si në 2021, por me kryetar tjetër. me të gjithë këto avantazhe juridike gjyqësore që mori Berisha mendoj se pozitat politike të dy personazheve që prej 3 dekadash do forcohen jashtëzakonisht shumë më 12 maj. E gjithë skema kushtetuese me listat e mbyllura, penale me lehtësimin e masës së sigurimit.
Vendimi i formës së prerë për Berishën nuk jepet para 2028. Procesi i gjatë, gjykimi do zgjas më shumë se hetimi. Do forcohet sistemi dy partiak si kurrë më parë. Skema është që të ketë dy parti.
Ky hap sot për 2029, po çimentojnë pozicionin e tyre për 2029.'
Kreshnik Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon', se Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa të shpallë të paligjshme përgjimet telefonike të grupeve kriminale, si ato të realizuara përmes platformave Sky Ecc dhe EncroChat, të cilat janë konsideruar legjitime nga referenca ndërkombëtare. Ai shpreh shqetësimin se grupet kriminale mund të ushtrojnë presion ndaj institucioneve, pasi këto përgjime përbëjnë shpresën e fundit për zbardhjen e veprimtarisë së tyre nga autoritetet belge dhe franceze.
'Kam pasur dyshimet që grupet kriminale do ushtronin presion. Është shpresa e fundit, jo vetëm për grupet kriminale që kanë rënë në rrjetën e shërbimeve të Belgjikës dhe Francës në zbardhjen e Sky Ecc. Ditët e fundit, procesi për zëvendësimin së kryetares së GJK nuk lidhet me këtë çështje. Nuk dua të jem abuziv. Unë mendoj se motivet janë dy: është konjuktura brenda llojit të kolegëve e dyta këto konjuktura kanë gjetur në mbështetjen e vullnetit politik që ta heqin dhe të gjejnë një njeri të përshtatshëm për disa vite. Për grupet kriminale, besoj se Gjykata Kushtetuese ka edhe referenca ndërkombëtare që nuk mund ti injoroj. Që janë shprehur për legjitimitetin e zbardhjes së Sky dhe Encro si platforma kriminale. Zbardhja e komunikimeve janë konsideruar të ligjshëm. Nuk del një gjyqtar në GJK kundër këtyre praktikave në Gjykatë Kushtetuese.
Spahiu argumenton se qeveria dhe opozita janë bashkuar kundër kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një përpjekje për ta larguar dhe për të kontrolluar institucionin. Ai vëren se mungesa e një ambasadori të SHBA-së ka ndikuar në uljen e rolit aktiv të SHBA-së në proceset gjyqësore, duke krijuar një terren më të favorshëm për ndërhyrje politike.
Sipas Spahiut, përplasja e Zaçajt me politikën është një betejë e humbur, pasi kolegët e saj do ta braktisin për shkak të presionit dhe erës së politikës. Ai e sheh këtë si një strategji të elitës politike për të eliminuar një dorë të fortë dhe për të vendosur një figurë anonime që mund të kontrollohet më lehtë.
'Rruga e Elbasanit nuk foli as për lirimin e kreut të opozitës. Rruga e Elbasanit nuk po flet se në praktikën se kur nuk ka nivel ambasadori të SHBA, por ka vetëm të dërguar me punë.. roli i SHBA në pushtetin gjyqësor është i matur edhe për pavarësinë që ka gjyqësori. Roli aktiv në proceset gjyqësore ku merrnin pjesë, kanë qenë më të tërhequr kur ambasadorja është larguar. Nuk ka lidhje me Zaçajn apo Gjykatës së Lartë. Fundi, beteja e një gjyqtari me një front politik në Shqipëri është e humbur. Zaçaj do bëjë përpjekje. Jam i sigurt që edhe kolegët e saj do e braktisin ku fryn era e politikës. Ajo po përplaset me politikën. Fronti politik është kundër, të gjithë kolegët do e braktisin me keqardhje Holta Zaçajn. S’duan dorë të fortë, duan anonim. Vetëm dorë të fortë. I nxjerrin nga frigoriferi. Nga ajo ngrirja, nxjerrin dikë që nuk e njeh askush. GJK e rëndësishme për elitën politike në Shqipëri. Çdo ankesë kalon aty.
Është një proces i tërë, janë disa vendime. Edhe sikur mos kenë përplasej interesash personale politike, mjafton fakti që Holta Zaçaj, për 8 muaj thonë grua e mirë, faleminderit për aq sa bëri por tani po e ndërrojmë. Shfrytëzojnë momentin. Ata i thonë Holtës vazhdo na hap krahun, nuk do presim 8 muaj, tani e kemi fushën bosh për të bërë golin. I thonë ik gjej një punë tjetër. vendosin epërsi disa vjeçare në atë gjykatë duke hequr Holtën.'