Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu ka publikuar disa fakte, të cilat sipas tij tregojnë se 100% e themeluesve të Partisë Demokratike nga 1990-ta janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugëve.

Nga këto 335 themelues të publikuar në dokumenta, i vetmi që ka mbetur në PD, siç shkruan Spahiu, është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan "ekzekutor".

Sipas Spahiut arsyeja pse PD nuk vjen dot në pushtet, është sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”.

"FAKTE EKSKLUZIVE: 100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugve!

Sigurisht ka mbetur vetëm një person, ekzekutori dhe quhet: Sali Berisha! Lexoni listën me 335 themeluesit e nxjerrë nga arkiva

Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”, shkruan Spahiu në "facebook", krahas fotove me ermat e themeluesëve