VLORE - Nga “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kreu i Alencës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, akuzoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se ka pastruar para duke betonizuar bregdetin shqiptar, me firmën edhe të ndonjë kryebashkiaku socialist. Por ai premtoi se në verën 2013 “do të rrafshojë çdo pallat ministri” të ndërtuar në shkelje të normave urbanistike.
“AK deklaron se bregdeti është pasuri kombëtare dhe jo pasuri qeveritare. Ne deklarojmë që do t’ja rikthejmë bregdetin vlonjatëve. Qeveria Berisha e ka kthyer bregdetin në një lavatriçe për të pastruar para nëpërmjet betonizimit dhe fshatrave turistik ku çdo ministër ka ndonjë pallat apo ndonjë fshat”, tha ai.
Gjatë protestës së sotme morën pjesë edhe shumë aktivistë të AK, gjatë takimit me të cilët Spahiu trajtoi problematikat e ndërtimeve abuzive në bregdetin e qytetit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com