Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton rezultatet e sondazhit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, ku 40.1% e shqiptarëve thonë se shpallja e Altin Dumanit kampion i antikorrupsionit  është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë.

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu thotë se ka një koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të antikorrupsionit të Dumanit me rastin e Ardian Dvoranit.

Ndërkohë, Spahiu thekson se arsyeja përse SHBA e shpalli kampion të antikorrupsionit Dumanin, është se do lobojnë t’i zgjasin mandatin si kryetar i SPAK. Po ashtu Spahiu thekson se në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri, por edhe ata që i kanë bërë presion Dumanit.

Ka një relevancë dhe koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të Dumanit, në një paralele historike, politike, juridike me Dovroanin. Nuk e shpallën se Dvorani ndëshkonte të gjithë politikën. E shpallën për shkak se ishte nën presionin e Berishës dhe Ilir Metës. Nëse ka njeri që i shikon rastësi këto të dyja, amerikanët e marrin çekanin dhe i bien në të njëjtin vend derisa të arrijnë rezultatin e tyre. Arsyeja pse dumani është shpallur kampion është i njëjti motiv me Dovaranin që ishte anëtar i gjykatës së Lartë, i cili kishte dy tre çështje që tregoi integritet, lidheshin me Gërdecin.

Arsyeja e dytë pse e shpallën kampion të antikurrupsionit, është se po përgatisin lobimin për të zgjatur mandatin si kryetar. E treta që unë mendoj se arseja pse ia kanë dhënë titullin është se SHBA një muaj pas zgjedhjeve kanë ndërtuar një paketë të zyrtarëve që kanë bashkëpunuar me persona non grata dhe i kanë ushtruar presion Dumanit dhe faktorit ndërkombëtar për reformën në drejtësi. E njëjta gjë që bënë me Grubin, ja nxorën non gratën pas 3 vjetësh, për shkak të presionit dhe bashkëpunimit që kishte bërë me një person non grata të SHBA. I dhanë mesazh Ali Ahmetit dhe politikanëve shqiptarë se kush vazhdon bashkëpunim me non gratën do futet në listën tonë të zezë. Në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet pro kërkesës së SPAK që t’u jepet mundësi rikandidimi prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi Spahiu thotë se njerëzit e drejtësisë janë nën presionin e opinionit publik, krimit, por edhe atentateve të mafies politike.

"Prokurorët e SPAK nuk kanë objekt të veprimtarisë vetëm këta 12 politikanë në hetim, janë qindra çështje që lidhen edhe me krimin e organizuar. Padyshim që jam për një zgjatje mandati, do u thoja që çelësi i suksesit sidomos tek njerëzit e drejtësisë është qëndrueshmëria. Paqëndrueshmëria sjell turbulenca në nivelet e profesionistëve të drejtësisë. Një personazh publik apo që ka një funksion në drejtësi është nën presionin e opinionit publik, krimit, palëve, një komuniteti që nuk e lë të qetë të punojë. Janë qenie njerëzore dhe të gjithë në fund mendojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre kur janë fut në konflikt, me bandat, mafien, politikanë të nivelit të lartë. Një pjesë e tyre rrezikojnë jetën.

Mafia politike në Shqipëri është aq e fuqishme sa e ka një qime floku, tufën me para që mund të paguajnë për të ekzekutuar një prokuror. Nëse Dumani do shohë se do ketë fatin e këtyre gjyqtarëve që kanë përfunduar rrugëve, mos prisni rezultat, të gjithë do të tkurren në punën e tyre.

S’duhet të na kapë euforia vetëm në 10 çështje, procedimet  këtyre politikaneve do shihen kur të vendosë gjykata me vendim të formës së prerë. Nëse do lirohen, pas dy vitesh do kemi opinion komplet tjetër", tha Spahiu në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 13/12/2024 09:31

    Po keto gjera i din mire ky mashtrues se per keto matarpazlleqe eshte i vetmi, se jeton ne lluks pa i then kusht puna e mbare gjithe jeten e tij shitur bleu dhe dil e fol llapalla neper tel. se si jurist as ky edhe as ai Dumani nuk jana jane per reklama dhe pazare. Te dy cpo mishi me dy sy jane si profesionist se i njihim mire ne koleget e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve