Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për hetimet që po kryhen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Ai tha se shërbimet e amerikane kërkojnë që aeroportet shqiptare, mos kenë aksione ruse apo kineze dhe se duhet që të deklarohej burimi i parave për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
‘Shërbimi inteligjent amerikan është i vëmendshëm për portet dhe për aeroportet që ndërtohen në Shqipëri. Ka ndërhyrë që ti hiqet aeroporti Nënë Tereza kinezëve dhe të njëjtën gjë do bëhet edhe për aeroportin e Vlorës, sepse familja Trump po investon aty afër. SHBA nuk mund të lejojnë një person që investon pa deklaruar origjinë e parave që mund të jenë të dyshimta, kërkojnë një proces të hetimit. Një apartament po bleve apo një garazh në çdo vend tjetër, duhet që të tregosh burimin e parave dhe jo të hapësh aeroport dhe të mos thuash nga vijnë paratë, do t’i nënshtrohet një hetimi kombëtare dhe ndërkombëtarë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Gjyqtarët që votuan pro Erion Veliajt, janë të pavarur dhe jo pro qeverisë











