Me një vendim 5 vota pro dhe 3 kundër, Erion Veliaj fitoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila sot rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Për juristin Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vendimi i Kushtetueses është një vendim i pavarur.

Sphaiu theksoi se vendimi i qeverisë për shkarkimin e Veliajt ishte antikushtetues.

‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim i pavarur. Ka qenë një debat juridik ligjor i gjyqtarëve dhe me bindje ju them që ata kanë vendosur në mënyrë të pavarur me shumicë votash për të konsideruar antikushtetuese vendimin. Edhe një jurist me njohuri elementare do e konsideronte vendimin për shkarkimin e Veliajt si një vendim të paligjshëm. Shkarkimi i tij mund të hapte një precedentë të rrezikshëm. Edhe ata që se duan Veliajn juridikisht duhet që të jenë pro, sepse nuk është ndihmuar vetëm Veliaj por është garantuar Kushtetuta. Nuk mendoj se është  një lojë, unë që di të lexojë votat e gjyqtarëve. Ata që kanë votuar pro Veliajt nuk janë pro qeverisë’, tha ai.

Për Spahiun, Veliaj nuk ka pse të qëndrojë në burg. Sipas tij, tashmë çështja nuk është në hetim, pasi ka kaluar në gjykim dhe provat dhe faktet nuk mund të prishen më.

'Çështja nuk është në hetim, provat dhe faktet nuk mund të prishen, është çështje që ka kaluar në gjykim. Pse Veliaj nuk mund që të jetë në arrest shtëpie, çfarë rreziku përbënë ai. Përbënë rrezik për të penguar hetimin? S’ka më hetim, është mbyllur hetimi. Pse zyrtarë të tjerë hetohen në gjendje të lirë', tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Spahiu: Shërbimet e amerikane kërkojnë që aeroportet shqiptare mos të kenë aksione ruse apo kineze

 

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për hetimet që po kryhen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Ai tha se shërbimet e amerikane kërkojnë që aeroportet shqiptare, mos kenë aksione ruse apo kineze dhe se duhet që të deklarohej burimi i parave për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

‘Shërbimi inteligjent amerikan është i vëmendshëm për portet dhe për aeroportet që ndërtohen në Shqipëri. Ka ndërhyrë që ti hiqet aeroporti Nënë Tereza kinezëve dhe të njëjtën gjë do bëhet edhe për aeroportin e Vlorës, sepse familja Trump po investon aty afër. SHBA nuk mund të lejojnë një person që investon pa deklaruar origjinë e parave që mund të jenë të dyshimta, kërkojnë një proces të hetimit. Një apartament po bleve apo një garazh në çdo vend tjetër, duhet që të tregosh burimin e parave dhe jo të hapësh aeroport dhe të mos thuash nga vijnë paratë, do t’i nënshtrohet një hetimi kombëtare dhe ndërkombëtarë’, tha ai.

Ora 22:00
Spahiu: Nëse Erion Veliaj mbahet në arrest shtëpiak, s’mund të rrezikojë hetimin apo gjykimin

 

Për juristin Kreshnik Spahiu, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk ka pse të qëndrojë më në burg. Sipas tij, tashmë çështja nuk është në hetim, pasi ka kaluar në gjykim dhe provat dhe faktet nuk mund të prishen më.

‘GJK është garanti i parimeve kushtetuese. Gjykata duhet që të mbajë një praktikë. Çështja nuk është në hetim, provat dhe faktet nuk mund të prishen, është çështje që ka kaluar në gjykim. Pse Veliaj nuk mund që të jetë në arrest shtëpie, çfarë rreziku përbënë ai. Përbënë rrezik për të penguar hetimin? S’ka më hetim, është mbyllur hetimi. Pse zyrtarë të tjerë hetohen në gjendje të lirë. Berisha ushtron mandatin e deputetit dhe ndërkohë po gjykohet. Ku është pengesa për të pasur detyrim paraqitje për një çështje nën gjykim. Nuk mundet qeveria qendrore të shkarkojë të zgjedhurin lokal’, tha ai.