Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm. Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë.

“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj. Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”,- tha Spahiu në “Sot Livë në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë për zgjatjen e mandatit të prokurorëve! Kryeprokurori Çela sfidoi juridikisht qeverinë