Spahiu: Suksesi i Trump në Shqipëri në mandatin e parë, ishte krijimi i SPAK dhe dekretimi ambasadores Yuri Kim

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe një herë në Report Tv për Arbër Hitajn zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe impakti për Shqipërinë dhe rajonin.

Spahiu solli në kujtesë se ishte administrata Trump në mandatin e parë që solli në jetë SPAK dhe reformën në drejtësi dhe sukses i tij ishte gjithashtu ardhja në Shqipëri e ambasadores Yuri Kim.

'Administrata e Trump në mandatin e parë ka një sukses, SPAK. Krijimi i SPAK dhe Gjykatës Speciale, sukses i Trump. Në mandatin e dytë do ta mbrojë investimin dhe do ketë vazhdimësi. Sukseset e tij, vazhdimi i reformës dhe ndërtimi i institucioneve. Suksesi i Trump është dekretimi i ambasadores Yuri Kim. E gjithë politik-bërja në Shqipëri u mor si model për rajonin. Edhe në pyetjet në Uashington stafit të Trump kur ata bënë fushatën në Michigan, administrata dhe zëdhënësi u përgjigj, se dy janë prioritetet e Trump për Ballkanin, lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj ndikimeve të huaja në Ballkan, nga Irani, Rusia dhe Kina.'

Më tej Spahiu theksoi edhe një herë se është e pamundur që administrata Trump të heqi non gratën e Sali Berishës, pasi një proces të tillë e nisi ajo në mandatin e parë. Më pas nëse do e hiqte për Berishën do duhet ta heqi edhe për të tjerë liderë në Ballkan, përfshi këtu liderin pro serb Milorad Dodik në Bosnje Hercegovinë.

'Teorikisht çdo akt administrativ zhbëhet. Por nuk ndodh kur ka filluar dhe bërë nga i njëjti institucion. Nëse zhbëhet për Berishën, Trump do zhbëjë veten e tij, atë që nisi administrata e tij me sekretarin Pompei. Nuk mund të zhbëjë aktin dhe të hapi precedent në Shtete e Bashkuar. Nëse hiqet për një person duhet të rishikojë emrat e tjerë në Shqipëri përfshi dhe listën e Ballkanit. K

jo qasje e PD e ka dhe ajo e Serbisë dhe ajo e Rusisë, ajo e Hungarisë, e serbëve në Bosnje. Festat më të mëdhaja për fitoren e Trump, në zonën e serbëve në Bosnjë, Dodik organizoi festë madhështore. Dodik që kryeson listën e zezë për non grata. Në veri të Mitrovicës nga serbët. Mendoni se Trump do vijë dhe do vijë mbështesi pavarësinë e Mitrovicës nga Kosova dhe do ndajë veriun? Mendoj se jo. Dodik armiku kryesor i projekteve amerikane në Europë. Amerikanët e bëjnë për interesat e tyre jo për shqiptarët.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Spahiu: Pas dështimit protestave, PD mund të rreshtohet brenda dhe pro Komisionit Xhafa

 

Kreshnik Spahiu mendon se tashmë që PD dështoi me protesta u kthye në parlament normalisht dhe pritet sipas tij të jetë pjesë e komisionit Xhafa.

Si PD ashtu dhe PS kanë synim sipas Spahiut të rivendosin kontakte me prokurorët, prandaj është shpikur ky mekanizëm si komisioni i posaçëm antikorrupsion.

'Kanë interes për të qenë pjesë e komisionit të kontaktit për frenat që mund të vendosin SPAK. Ka shumë që e konsiderojnë komisionin Xhafaj, mund të kemi një komision PD PS. Nuk them që është komisioni anti SPAK. Tenton të vendosi kontakte me SPAK. Një nga veçoritë që përdorin amerikanët, është izolimi i prokurorëve. Qëllimi kryesor, nuk ka më tryeza ku marrin pjesë deputetë, prokurorë, ky është ngërçi i parë që ka PD dhe PS.

Kanë humbur lidhjet me prokuroritë. Pa kontakt nuk e josh dot, nuk e negocion dot. Hapi i parë është vendosja e urës. Pa kontakt nuk funksionojnë mënyrat për ta joshur. Po tentojnë të hedhin kulaçin, i thonë hajdeni të bashkëpunojmë, jemi kolegë duam t’ju ndihmojmë. Nëpërmjet bashkëpunimit i fusin në një ambient toksik dhe i fusin virusin. Prokurorët janë në një lloj karantine dhe ia kanë nxjerre jashtë kontrollit. Tashmë SPAK dhe disa institucione të tjera janë më bashkëpunues me partnerët ndërkombëtarë sesa me shqiptarë.'

Ora 18:22
Spahiu: Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe përfundoi tek kthesa e Rrogozhinës

 

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi në Report Tv mosbindjen civile të opozitës dhe PD-së duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e Partisë Demokratike në 34 vite. 

'Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe mbaroi tek kthesa e Rrogozhinës, dështoi me dy protesta. Në 34 vite të PD-së simbolit të rrëzimit të komunizmit. Ka qenë shembull për protesta, kanë qenë dy protestat më të vogla në historinë e PD. Dështimi erdhi për faktin se nuk pati mbështetje popullore. U bë me anëtar partie dhe jo me qytetar të thjeshtë. Ishte mosbindje partiake. Në asnjë vend nuk ka deputetë që dalin me makina të bllokojnë rrugët. Lëvizjet radikale janë të shoqatave jo të partive në parlament. Ishte dhe një teatër. Bëhej jashtë orarit zyrtar. Nuk ka mbështetja ndërkombëtare.'

Ora 18:14
Spahiu: Kancelari ardhshëm i Gjermanisë Merz, lideri më pro amerikan në Europë dhe aleat i Trump

 

Kreshnik Spahiu theksoi në Report Tv se në Europë po pritet të ndodh një ridimensionim i madh dhe jo më kot në Gjermani pritet të zgjidhet si kancelar në zgjedhjet e ardhshme lideri i CDU-së, njeriu më pro amerikan në Gjermani dhe aleat i Trump.

Nga ana tjetër, si shef i NATO-s u zgjodh aleati kryesor i Trump në mandatin e parë, Marc Rutte.

'Mendoni se do bëhet Orban lider i Europës? Mendoj se jo. E shikoni si rastësi rrëzimin e qeverisë në Gjermani? Do vijë njeriu me pro amerikan, lideri i CDU-së. Pritet të bëhet lideri i Gjermanisë në zgjedhjet e janarit. Ka drejtuar investimet amerikane. Për dy dekada drejtoi lidhjen gjermano- amerikane. Pritet të bëhet lideri i gjithë Europës.

E shikoni rastësisht që i vetmi aleat i Trump në Europë gjatë mandati të parë Marc Rutte u bë sekretar i NATO. Mendoni se u bë rastësisht? Kanë qenë të informuar dhe të kalkuluar për një fitore të mundshme të Trump. Dy miq dhe aleat të ngushtë të  Uashingtonin dhe Trump vijnë në krye të Eurpoës. Do ketë një qasje të re dhe me shumë të drejtë Meloni e tha sot që Europa pritet të ridimensionohet. A jemi ne të përgatitur? Nëse Gjermania e nxjerr një as në tavolinë.'

Ora 18:06
Spahiu: Albin Kurti u rrëzua herën e parë nga Trump por u konfliktua edhe me qeverinë e Biden

 

Duke komentuar ardhjen e Trump dhe pasojat për Ballkanin, Kreshnik Spahiu theksoi në Report Tv se administrata e tij do jetë mbështetëse për Kosovën por jo për qeverinë Kurti, e cila u rrëzuar një herë nga Grenell në mandatin e parë të Trump, e më pas u konfliktua edhe me qeverinë e Joe Biden.

'Më mirë nuk do bëhet. Sipas gjasave, Albin Kurti u rrëzua herën e parë nga Trump dhe Grenell. Dhe vetë qeveria Kurti e ka konsideruar si të padëshirueshëm Trump dhe Grenell. Së dyti duhet te kujtoj që Trump kishte një projekt paralel ndryshe nga BE, u pengua me arrestimin  Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale. Trump i vetmi që kërkoi njohje reciproke. Detyroi Izraelin të njoh Kosovën. Albin Kurti sikur të mos mjaftonte ajo përplasje filloi dhe konfliktin me administratën Biden. E quajti Blinken naiv dhe nuk pati më takim në Uashington.

Ky konflikt me Trump me Biden me republikanët, u pozicionua pro Harris. Kurti ka bërë gabimin e jetës duke penguar projektin franko gjerman. Kurti edhe këtë projekt nuk e realizoi. Ndoshta duhet të përgatitet të përballet me një projekt tjetër që nuk mund të jetë aq i mirë sa franko gjerman. Trump nuk do ndryshojë qeverinë e Kosovës por do korrigjojë qeverinë e Kosovës.'

Ora 17:59
Spahiu: Konflikti i PD me njeriun e Trump, ndodhi kur dogjën mandatet, dhe SHBA i akuzoi për skenar rus

 

Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, solli në vëmendje se opozita shqiptare dhe PD-ja u konfliktuan me administratën Trump për djegien e mandateve në vitin 2019 dhe SHBA-ja i akuzoi për skenar rus.

'Servilizmi i liderëve shqiptarë dhe kryesisht PD dhe PL nuk është për të ndryshuar opinionin por për të shtyrë disa muaj deri në zgjedhje. Se si ndryshoi në Amerikë do ndryshojë edhe në Shqipëri. Askush nuk thotë pse nuk e mbështeti PD nga 2017 deri 2021. U zhvilluan 3 zgjedhje elektorale, janë konfliktuar. PD dogji mandatet bashkë me LSI në periudhën e Trump. Izolimi i PD, dhe ndërprerja e kontakteve e administratës me PD ka qenë në periudhën kur u dogjën mandatet.

Me misionarë të veçantë të DASH iu kërkua të revokoj në vendimin dhe të kthehen në parlament. Ata zgjodhën tymin dhe flakën, djegien e mandateve në një strategji destabilizimi në Ballkan. Në atë periudhë zhvilloheshin protesta në Serbi, Mal të Zi. Ndjej keqardhje që nuk e përmendin momentin kyç, kur filluan sanksionet ndaj liderëve të opozitës. Dhe nuk do vinte momenti i non gratës nëse nuk do ishin radikalizuar raportet e administratës me opozitën shqiptare.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Zbulohet ‘fytyra e vërtetë’ e Kleopatrës pas gjetjes së statujës në varrin e kërkuar prej dekadash

FOTO/ Zbulohet ‘fytyra e vërtetë’ e Kleopatrës pas gjetjes së statujës në varrin e kërkuar prej dekadash