Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar edhe rastin e skandalit të mjekëve tek Onkologjiku theksoi rëndësinë që ka sistemi shëndetësor, duke nënvizuar më tej rastet tragjike me të cilat përballen pacientët çdo ditë në spitale. Më tej ai tregoi edhe rëndësinë që ka karta e shëndetit në Europën veriore, më e rëndësishme edhe se ID apo patenta. 

'Ndaj një mendim që përgjegjësia është e sistemit. Edhe nëse i pushkatojmë mjekët problemi nuk zgjidhet. Unë do mundohem ta thjeshtësoj. Të gjithë kemi minimumi histori tragjike të humbjes së ndonjë familjari për shkak të dështimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Jo më larg se dje kisha një telefonatë nga Durrësi nga një mik italian që jeton prej dy vjetësh në Durrës. Kur i takoja për pushim bënin humor, ti ke ikur në Europën veriore ne kemi ardhur po pushojmë në Shqipëri. Dje më thanë kem mbushur valixhet dhe po ikim.

Pardje më tha pata një urgjencë të tmerrshme në urgjencën e Durrësit. Psikologjikisht u dërrmova. Dua të mos përsëritet më. Për një europian, në sytë e një europiani ajo që bën diferencën problematika kryesore është sistemi shëndetësor. Sistemi politik abuzon shpeshherë kulturën shëndetësore që ka popullata. Ne nuk i japim rëndësi shëndetit. i japim rëndësi lavazhit. Për shkak të kësaj injorance sistemi politik nuk e ka prioritet. Nuk ka parti që të vijë në pushtet për shëndetin. Qeveria Rama kishte 30 prioritete, nuk janë të gjitha prioritet.

Po të vëmë re, në spitale publike, në qytetet kryesore popullata është dhjetëfishuar ne vijojmë me spitalet e Enver Hoxhës. Në Europë tre karta janë me rëndësi: ID, Patenta, karta e shëndetit. dy të parat nuk i marr kur dal. Kudo që shkosh po tregove kartën e shëndetit është më e rëndësishme se të tjerat. Me këtë afrohet çdo lloj shërbimi shëndetësor që nga mjeku i familjes, analizat, ekzaminime, operacioni. Pa pagesë. Kryesisht shërbimet janë publike. Në Shqipëri është orientuar tek spitalet private. Provoni të shkruani kundër një spitali privat. E di çfarë do bëhet.

Për dy orë do hiqen lajmet nga treçereku i portaleve nga presioni i madh. Janë prishur balancat. Organi i akuzës duhet të hetojë të gjitha rastet e investimeve. Problemi ne na rezulton që nga sterilizimi tek Onkologjiku aparaturat edhe blihen dhe nuk vihen në funksionon. Ose abuzohet ose nuk bëhet eficiente. Këto duhet të jenë objekt hetimi, jo në çdo rast ka subjekt për të hetuar. KLSH u detyrua kreu doli dhe tha kam 1 vit e kam denoncuar. Ka raporte pa fund, që vetë nga KLSH kanë konstatuar shkelje të rënda në menaxhimin e fondeve. Ka rënë sistemi në tërësi dhe nuk kemi pse kryqëzojmë 5 onkolog.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Beqen me dosje penale të hapur


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

'Beqaj u mbrojt politikisht', Ilir Alimehmeti: Prandaj dhe socialistët heshtin

'Beqaj u mbrojt politikisht', Ilir Alimehmeti: Prandaj dhe socialistët heshtin