Spahiu: Pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ tha se pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor. Duke folur për situatën në polici, nisur edhe nga formularët e vetëdeklarimit  për efektivët për lidhjet me krimin, juristi Spahiu thotë se fillimisht duhet ngritur imazhi dhe autoriteti i policëve.

“Ne kemi jashtë kontrolli tërësisht qarkullimin rrugor. Xhuljani, ish kreu i bashkisë së Nju Jork, kur erdhi si kryetar bashkie kishte vetëm një premtim elektoral. Tha unë do vë politikën dhe shtetin e rregullit të xhamave të thyer. Do luftoj krimin e rrugës, kush thyen makinat. Si mundet tha të luftojmë krimin e organizuar kur nuk jemi serioz te qarkullimi rrugor. Nëse populli nuk na she të vëmë autoritetin, nuk mund të luftojmë krimin në nivelet e larta. Si mund të jetë autoritar polic e kur një polic i bie bilbilit dhe 30 shoferë bllokojnë qarkullimin dhe i thotë ik qërohu, që aty imazhi ka marrë fund. Është e rëndësishme tek filozofia që kanë futur këta në zhveshjen e figurës së policit”, tha Spahiu në Report Tv.

Spahiu thotë se qeveria nuk e ka prioritet rendin dhe sipas tij nuk po mbështet policinë me infrastrukturën e duhur, burime njerëzore, rritje pagash. Sa i takon formularit për të kaluar në ‘sitë’ policët, Spahiu thotë se kanë nisur nga kontrolli, por pa i mbështetur ndërkohë.

"Nuk po punohet, qeveria se ka prioritet rendin publik. Asnjë parti politike se ka prioritet në programet politike rendin publik dhe policinë. Edi Rama se ka prioritet rendin publik, po ta shohësh edhe në përzgjedhjen e ministrave", tha Spahiu. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Spahiu: Policia shumë e varfër dhe qeveria as nuk investon, as nuk e ka prioritet

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë për emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo në Report Tv’ se qeveria nuk e ka prioritet Policinë. Për gazetarin Ilir Babaramo, Spahiu tha se qeveria s’po e mbështet policinë, duke thënë se Policia ka nevojë për financime, rritje pagash, burime njerëzore.

"Kur t’i çojë kushtet dhe pagat siç ja çoi Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës së Posaçme nga 3-4 mijë euro, atëherë ke të drejtën për t’i futur kontroll. Policia ka nevojë për financime, infrastrukturë, burime njerëzore, rritjen e profesionalizmit. Jemi shumë larg për të ardhur drejtpërdrejtë te kontrolli.

Nuk po punohet, qeveria se ka prioritet rendin publik. Asnjë parti politike se ka prioritet në programet politike rendin publik dhe policinë. Edi Rama se ka prioritet rendin publik, po ta shohësh edhe në përzgjedhjen e ministrave", tha Spahiu.

 

Ora 22:51
Spahiu: Shqipëria ka më pak vjedhje të turistëve, se Barcelona, Berlini apo Parisi

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për situatën në polici në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo në Report Tv tha se policia nuk është e dështuar në disa vepra penale. Spahiu sjell rastin e vjedhjeve, duke thënë se në vendin tonë ka më pak vjedhje të turistëve se në qytete Evropiane si Barcelona, Berlini apo Parisi.

A është polica plotësisht e dështuar në luftën kundër veprave penale? Unë mendoj që jo. Meqë jemi në sezon turistik, turistët e huaj në Shqipëri përballen me më pak vepra penale se në Barcelonë, Majorka, Jug të Italisë, Berlin apo Paris. Je në lokal në Europë, duhet të lidhësh telefonin se ta marrin. Kjo s’u ka ndodh as italianëve, as spanjollëve që vijnë në Shqipëri, s’ta rrëmben njeri celularin rrugëve të Tiranës, Durrësit. Sa vite keni që nuk dëgjoni rrëmbim fëmije në Shqipëri, kam vite që nuk dëgjoj që të jetë i humbur dhe të kërkohet. A e dini sa janë në kryeqytete europiane, janë statistikat e frikshme. Nuk sheh një fëmijë të luajë në bahçe vetëm, ka një rregull o me edukatorë, o prind.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 25/06/2024 06:16

    Pakënaqësi janë paksa edhe kanalet e ujërave të zeza që mbajnë erë kudo në Shqipëri.

    Përgjigju
  • asolingo: 25/06/2024 06:13

    Sa turiste vene ne Barcelone per nje dite ne i kemi per gjithe vitin ja bjeri lapsit sa del llogaria dhe ku vidhet me shume.

    Përgjigju
  • Po mër po: 25/06/2024 06:05

    Po korupsioni!? Është problem shqiptar.

    Përgjigju
  • Iris: 25/06/2024 04:32

    Dallohen emigrantet qe vijne nga jashte nga vendasit nga menyra si ngasin makinat e si respektojne rregullat e qarkullimit e kembesoret,por duhet pranuar qe nga videot qe shohim,nga rremuja e ngarkesa e trafikut, te duket sikur je diku mes Pakistanit,Bangladeshit e Indise,jo sikur je ne Evrope.

    Përgjigju
  • ilo: 25/06/2024 03:18

    policia duhet te kete rrogen 1 milion leke te pakten ,,qe te nise punen....

    Përgjigju
  • rezi: 24/06/2024 23:14

    Problemi i zbatimit të rregullave të qarkullimit në Shqipëri është skandaloz shumë emigrante që kthehen në atdhe nuk mund ti japin makinës prandaj sa do të vazhdohet kështu dhe kush e ka për detyre.Problem mbetet kalimi te vizat e bardha,ndërsa dallim i madh me boten e qytetëruar është sepse ne autobusit urban hyjnë të gjithë te dera ku shkruhet DALJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje