Basha: U arrestua me urdhër të Ramës! Spaho: Gjyq politik për Klevis Balliun në Ditën e Evropës!

Basha: U arrestua me urdhër të Ramës! Spaho: Gjyq politik për Klevis Balliun në Ditën e Evropës!

Vendimi i lirimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike është komentuar nga ish-kolegët e tij. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se i vetmi faj i tyre është fakti se mbrojtën qytetarët nga gazi lotsjellës dhe se arrestimi i tyre erdhi me urdhër të Edi Ramës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Lirimi i Balliut/ Basha: Shkoi në burg me urdhër të Ramës

Në një videomesazh gjatë rrugës për në Gjirokastër, lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit nga qelia të ish-deputetit demokrat Klevis Balliu dhe të arrestuarve të tjerë duke thënë se i vetmi faj i tyre është fakti se mbrojtën qytetarët nga gazi lotsjellës.

“Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojti qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nga dhuna policore.

Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj.

Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës të Qarkut të Korçës. Asnjë prej atyre që merren me korrupsion nuk është thirrur për të dëshmuar por burgoset opoita. Por sot Klevis Ballu është i lirë. Të lirë janë edhe protestuesit dhe sot askush nuk e ndal këtë forcë”, u shpreh Basha.

Ora 16:14
Braimllari në të njëjtën linjë me Bashën: Arrestimi i Balliut, vendim politik

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka qenë në të njëjtën linjë me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke e cilësuar arrestimin e Klevis Balliut si vendim politik. Nga Gjykata Penale në Tiranë, Braimllari tha se arrestimi i ish-deputetit dhe banorëve të "Unazës së Re" që mbrojnë shtëpitë e tyre, është një tregues që Rama është i frikësuar.

"Arrestimi i Klevis Balliut është politik dhe hakmarrje e kryeministrit Rama. Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë. Arrestimi i banorëve të Unazes së Re,akt politik dhe tregon frikën e Edi Ramës. Edi Rama me këtë urdhër politik kërkon të tremb banorët e unazës së re që të vazhdojë projektin e tij korruptiv. Në qeli duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro dhe të gjithë ata që kanë firmosur atë projekt korruptiv. Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar", tha Braimllari.

Ora 15:29
Spaho 'harron' që Balliu nuk është më deputet! Ngatërron edhe numrin e të arrestuarve

Ish-deputeti Edmond Spaho ishte në ambientet e gjykatës kur u dha vendimi për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Bashkë me të jashtë Gjykatës pati edhe ish-deputetë të tjerë, dhe banorë të zonës së Astirit që protestuan kundër arrestimit të Balliut dhe tre protestuesve të tjerë, dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se ky ishte një gjyq politik që u bë ndaj deputetit, kur në fakt Balliu, ashtu si edhe vetë Spaho, nuk janë më deputetë pas heqjes dorë në bllok bashkë me LSI-në dhe aleatët nga mandati i deputetit.

Po ashtu, Spaho tha se u arrestuan edhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re, kur në fakt bëhet fjalë për tre banorë protestues, që njëjtë si Balliu morën masën "detyrim paraqitje" duke lënë qelinë.

Spaho nuk la pas edhe akuzat e shumta politike ndaj Ramës, duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Në një moment, Spaho tha se një prej banorëve të zonës së Astirit që ka protestuar për muaj me radhë kundër projektit të Unazës së Madhe ka mbetur me këmbën e thyer nga dhuna policore sipas tij, gjatë protestës së dy ditëve më pare kur u mundua të pengohej kalimi i kryeministrit Rama pranë Fabrikës së Miellit dhe ku pati konfrontime të forta me policinë.

"Një proces tërësisht i montuar politik nga policia dhe prokuroria me synimin për të burgosur deputetin Klevis Balliu dhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re në mënyrë që të realizohet vullneti i Edi Ramës. Kemi indicie të qarta që Edi Rama është urdhëruesi për t'i burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë me synimin që të frikësojë qytetarët që të mos i bashkohen rrugës dhe orotestave që kemi filluar për të rrëzuar atë. Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, nuk ka manovër që e shpëton, do përfundojë në koshin e historisë se po sillet si diktarorë. Njerëz që mbrojnë pronën e tyre dëshiron t'i fusë në burg. I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t'i merrnin hajdutët, dhe këta njerëz kërkohet të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe ato kompani vazhdojnë edhe marrin tenderë. I patë ato gra me paterica, ja kanë thyer këmbën asaj ditën që morën Klevis Balliun, u dënua njeri? Jo sepse ajo është e njerkës, i morën burrin në burg, ka edhe djalin në burg, i thyen edhe këmbën. Drejtësia e Ramës kërkon të fusë në burg deputetët e opozitës. Gjyqe politike në ditën e Evropës. Sot që në Tiranë janë me dhjetëra presidentë të rajonit, Rama me veglat e tij në polici dhe prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesit politikë të qytetarëve se protestojnë kundër padrejtësive të kësaj qeverie ndaj qytetarëve. Për ne nuk ka kthim pas. Ta harrojë që me 30 qershor do bëjë zgjedhje. Nuk ka zgjedhje, do ketë vetëm largim të Edi Rama", - tha në një deklaratë për mediat Edmond Spaho.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UN brahimkarri: 09/05/2019 16:57

    Un brahim karri do punoj bashk me shal ngjit kriminel hajdut lylin ta bëjm Shqipërin si KANDAHARIN. E për ktë gjë do jem krenar un se kam kot emrin BRAHIMKARRI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'