Liroi të dënuarit përjetë dhe ILD kërkon shkarkimin, KLGJ shtyn vendimin! Më 15 shkurt vendoset fati i gjyqtares Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë afat gjyqtares Enkelejda Hoxha deri më 15 shkurt që të përgatisë pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ta shkarkuar. Ky vendim është kundërshtuar nga ILD me argumentimin se nuk ka arsye t'i jepet kohë se është njoftuar që në korrik 2020. Kujtojmë se më 8 janar KLGJ i dha shtyrjen e parë që vetë gjyqtarja e kërkoi 3 javë.

Pas arritjes së shkarkimit të gjyqtarit të parë dhe të vetëm deri tani nga KLGJ, të gjyqtarit Markelian Kuqo, ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha pasi ajo ka qenë në hetim që prej qershorit të kaluar, pasi ka liruar disa të dënuar përjetë.  Hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar KLGJ,  bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Veprimet dhe sjelljet e magjistrales përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Një vendim i tillë erdhi në atë periudhë si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit. 

Kush është Enkelejda Hoxha? Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht  historinë e 15 gjyqeve, se si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës, me pasurinë e pazakontë, për të fituar lirinë. Në një dalje të veçantë për mediat, lirimin e Dolkes, ministrja Etilda Gjonaj, e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të. 

Enkelejda Hoxha

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hani: 29/01/2021 18:31

    C"fare shkarkimi o budallenj,,kjo do futur ne burgim te perjetshem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)