SPAK bën bilancin e muajit janar: 60 pasuri të sekuestruara dhe 25 të konfiskuara! 15 çështje të nisura nga fillimi, 9 për korrupsionin dhe 6 për krimin e organizuar

SPAK bën bilancin e muajit janar: 60 pasuri të sekuestruara dhe 25 të konfiskuara! 15 çështje të nisura nga fillimi, 9 për korrupsionin dhe 6 për krimin e organizuar

SPAK

Vetëm gjatë muajit janar Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim në GJJKO 3 çështje me 12 të pandehur ndërkohë që ka regjistruar 15 procedime penale, 9 që lidhen me korrupsionin dhe 6 për krimin e organizuar. Në bilancin e muajit që ka bërë SPAK kaq bëtë me dije se në këtë institucion në janar janë paraqitur 15 kallëzime penale; për 6 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

“Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 12 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 21 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 9 vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 37 persona të pandehur”, ka njoftuar SPAK.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se në kuadër të ligjit antimafia, janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilit janë sekuestruar: 23 pasuri të paluajtshme; 14 pasuri të luajtshme; 1 llogari bankare; 13 subjekte tregtare nga të cilët, 10 subjekte të sekuestruara plotësisht dhe 3 me kuota përkatëse

Ndërsa janë konfiskuar për t’i kaluar shtetit përmes 2 vendimeve 13 pasuri të luajtshme, 9 pasuri të paluajtshme, 3 subjekte tregtare, 178.500€ dhe 8.629.000 Lekë

Në njoftim SPAK bën me dije se gjatë muajit janar janë ekzekutuar gjithsej 18 vendime penale të formës së prerë; nga këto 8 vendime, kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 10 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

“Janë nxjerrë gjithsej 51 urdhra ekzekutimi me 51 të dënuar. Nga këto, për  23 të dënuar,   vec masave të dhëna me dënimet  kryesore është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit  35 të Kodit Penal  heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Janë nxjerrë 7 urdhra ekzekutimi për shpenzimet proceduriale për  7 të dënuar. Për 5 vendimeve të formës së prerë,  janë  nxjerrë urdhra prokurori për ekzekutimin e tyre mbi disponimin  e provave materiale sipas përcaktimit në vendimet përkatëse. Janë nxjerrë 3 urdhra ekzekutimi  për 3 vendime të formës së prerë nga këto, sipas pasurive përkatëse:

Të luajtshme: – Aparate celulare  5 cope të markave të ndryshme; Vlera monetare; 528.000 (pesëqindë e njëzetë e tetë mijë) lekë; 2.000 (dymijë ) EURO”, vijon njoftimi.

Sipas SPAK në janar janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

“Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 16 shtetasve shqiptarë, si dhe janë dërguar pranë autoriteteve të huaja 2 kërkesa për ekstradim. Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 3 takime koordinuese me autoritetet e huaja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Posaccme.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas