SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!

Tirane- SPAK merr të pandehur Ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri, pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.

Jo vetëm kaq. Pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit,  u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

Të pandehur për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' bashkë me ish kryetarin e bashkisë Kapri janë marrë dhe juristi i bashkisë,  Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec. 

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se në vitin 2009, kur subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e një pallati 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, administrator i kësaj shoqërie ka qenë Eduart Kapri.

Afatet e ndërtimit kishin përfunduar në dhjetor 2014 dhe bashkia e Pogradecit, që në atë kohë drejtohej nga Artan Shkëmbi i kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi pasi subjekti ndërtues kishte depozituar kërkesën jashtë afateve ligjore, në datë 05.11.2014 pikërisht një muaj para se të përfundonin afatet e lejes së ndërtimit.

Në 2015 Kapri u zgjodh kryetar bashkie pasi fitoi zgjedhjet e 21 qershor të këtij viti.  Firmën ‘Gedi’ sh.p.k ia kaloi të vëllait, Gëzim Kapri për administrim.

Pak muaj pasi ishte në krye të bashkisë, konkretisht  në 31 mars 2016 Kapri firmosi  lejen për rishikimin e kushteve të lejes duke lejuar kështu jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e  2 kateve shtesë të këtij pallati në rrugën  “Reshit Çollaku” edhe pse çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri" thuhet në njoftimin e SPAK 

SPAK përcolli sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve: Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec; Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec; Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec; duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Kjo është hera e dytë që ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri merret i pandehur nga SPAK. Së bashku me ish vartësit e bashkisë ish kryebashkiaku u akuzua për abuzim me një tender me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.Por me vendimin e 9 qershorit 2024, Apeli i Posaçëm i shpalli të pafajshëm duke konfirmuar vendimin e GJKKO-së për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij.

Të pandehur
Eduard Kapri ish- Kryetari i Bashkisë Pogradec
Besjan Meço, juristi i Bashkisë Pogradec
Besmira Niko, Specialiste pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec

 

Njoftimi i SPAK  

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 14.10.2024, ka përcjellë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec;

Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec;

Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec;

duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

"Procedimi penal i lartpërmendur është regjistruar mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Korçë.

Në përfundim të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe pas analizës ligjore të kryer, rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, shtetasi Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri. 

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri" thuhet në njoftimin e SPAK 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Skeda/ Eduard Kapri, kontabilisti që u bë biznesmen ndërtimi dhe më pas kryebashkiak i Pogradecit

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduard Kapri, para se të merrte detyrën e rëndësishme të qytetarit të parë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015 (përballë kandidates së majtë Diana Mile), ka qenë anëtar i këshillit Bashkiak dhe sipërmarrës për shumë vite në kompaninë e tij të ndërtimit në qytetin liqenor.

Karriera e tij nis si kontabilist, me diplomë në Ekonomik dhe më tej në zyrën Ekonomike të Drejtorisë Arsimore. Në biografinë e tij të hershme para se të kandidonte, Kapri shënonte se kishte lindur më 9 Maj 1970, i martuar dhe me 3 fëmijë.

Në vitin 1998 përfundoi studimet e mesme në Shkollën e Mesme Profesionale Tregtare në qytetin e Vlorës. Në vitin 1992 u diplomua në Degën e Financave Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës. Kurse bë vitin 2007 u kualifikua nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, mbi “Standardet Kombëtare të Kontabilitetit”.

Gjatë viteve 1992-1993 me detyrë shef llogarie në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Pogradecit dhe 1998-2002 ka qenë administrator i një sipërmarrjeje në sektorin privat. Më pas përgjegjës i qendrës ekonomike pranë Qendrës Arsimore Rajonale Pogradec. Nga viti 2004 e në vazhdim ka qenë Administrator i kompanisë “Real 2”, me seli në Pogradec që operon në sektorin e importit dhe tregtimit të duhanit.

Që nga viti 2015 e tej ai operonte në sektorin e ndërtimit si aksioner, në një prej kompanive më prestigjioze të ndërtimit në qytet, para se të bëhej kryebashkiak. Prej vitit 2011 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Pogradec.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 14/10/2024 13:27

    Uaaa i pari qe degjoj kryebashkiak qe perfundon pallatin e vet. Zakonisht vjedhin e bejne ky qenka ndryshe. Te pakten paska pasur gjen e vet nuk ja paska marr tr tjereve. Bravo me ne fund nje me pak i denjeruar se te tjeret.

    Përgjigju
    • Beni: 14/10/2024 14:39

      Me pak i zgjuar, thuaj. Mund te jepte leje te nderonte pallat tjeter me 7-8 kate,jo te katranoste te vetin edhe tr rrezikoje jeten e banoreve.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City