SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja

Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, për veprën penale të “shpërdorimit të dteyrës” dhe dyshimet për abuzimin financiar të mbi 277 mln lekëve në lidhje me ndërtimin e dy rrugëve në bashki dhe rrafshimin e pyjeve, si dhe zëvendësit të tij Abedin Kërrnaja.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, konfirmoi marrjen nën hetim më datë 9 Shtator të kryebashkiakut, teksa ka dorëzuar edhe aktet e dosjes në GJKKO për vlerësim mase.

Ditën e sotme, (12 Shtator), pasi ka dëgjuar Prokurorinë e Posaçme në seancë me dyer të mbyllura, mbi veprat e bazuara në Nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, gjyqtarja e gatshme Etleva Deda ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për arrest shtëpie.

E njëjta masë për shpërdorim detyre në bashkëpunim u dha edhe për zyrtarin vendor, nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277.611.520 lekë. Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023, i kanë kaluar për kompetencë SPAK”, thuhet në dosjen hetimore dhe njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Bëhet fjalë për vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për ndërtimin e rrugës Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2 km, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Ndërkohë dhe vendimin e marrë për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

Vendimi i masës së sigurisë nga GJKKO

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
VIDEO/ Në arrest shtëpie për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës mbërrin në SPAK për t'u njohur me masën e sigurisë

Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndaj drejtuesit të bashkisë dhe zëvendësit të tij, GJKKO me kërkesë të SPAK ka caktuar masën arrest shtëpie, pasi i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkatërruar pyjet.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ata kanë lejuar ndërtimin e një rruge pa marrë më parë lejen nga organet kompetente duke shkaktuar kështu edhe dëm natyror.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë

Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë