Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa deklaroi se operacioni i fundit i SPAK, ku u godit një grup kriminal në Fushë-Krujë, pasi trafikuan 2.4 ton marjuanë e kokainë, është pjesë e një hetimi të nisur pas kombinimit të të dhënave nga Encrochat dhe informacioneve në terren.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’, sipas tij, grupi i goditur vepronte në një nga zonat më problematike të Fushë-Krujës, e njohur për fshehjen e mjeteve të vjedhura dhe për pozicionin pranë aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit.

Sota shtoi se policia e ka pasur të vështirë të ndërhyjë ndaj këtij grupi për shkak të ndikimit të tyre politik.  Sipas tij, ky ndikim politik ka qenë një nga arsyet që solli edhe shpërbërjen e Komisarit të Fushë-Krujës në atë periudhë.

‘Është një nga operacionet e Strukturës së Posaçme që nisi pas ndërthurjes së informacioneve nga Encrochat dhe nga terreni dhe u godit ky grup në një nga zonat më problematike në zonën e Fushë Krujës. Është zona ku janë strehuar mjete të vjedhura dhe zona më e nxehtë për shkak të afërsisë me aeroportin e Rinasit dhe Portin e Durrësit.

Ky aksion vjen pas një kontrolli të bërë në banesa ku janë gjetur armë zjarri, municione, lekë, armë gjahu, automjete dhe ora rolex. Ka qenë një nga grupet që policia e ka pasur të vështirë për shkak të aktiviteti të tyre politikë, janë pjesë e grupit edhe nga familja e një ish-deputeti. Kjo ka sjellë edhe shpërbërjen e Komisaritit të Fushës- Krujës në atë kohë për shkak të peshës politike që ata kanë pasur, pasi një familje u ankua për gruroret që përveç zhurmës po i shembej edhe banesa dhe ata u rrahën në mënyrë barbare dhe ai person u dënua me 3 muaj heqje lirie’, tha ai.

Sipas tij, për shkak të presionit nga grupi ‘Rraja’ një oficer policie kërkoi strehim politik. Softa tha se SPAK ka pasur prova të forta për këtë grup. 

‘SPAK s’ka vështirësi sepse ka një pavarësi dhe hetimi vjen i thelluar si rrjedhojë e një zbërthimi të një aplikacioni dhe bashkëpunim me homologët e vende të tjera. Ka pasur një rast kur një oficerë që është kërcënuar me armë për shkak të presionit që u bë nga familja Rraja.