'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re

'Halle personale' i quan deputeti, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi sulmet e kryetarit të Partisë së Lirisë ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin "Studio Live' në Report Tv, Shehi thotë se qytetarët duhet të mbështesin Prokurorinë e Posaçme, (SPAK), pasi është i vetmi institucion në vend që ka guxuar të hapë dosjet për të korruptuarit. 

“SPAK duhet të vazhdojë të punojë. I dimë defektet që ka drejtësia, elementet që janë vendosur aty, por SPAK është i vetmi që po punon. Do ta shohim deri ku do shkojë, por deri më tani ka bërë diçka. Drejtësia ka defekte të tjera, me dosjet, por me këto nuk merret njeri. Qytetarët kanë halle të tjera, jo do të hyjë në burg Meta. Ky është kurioziteti shqiptar. 

SPAK duhet lënë i lirë, ata që e sulmojnë kanë halle personale. SPAK duhet mbështetur. Duhet të mbyllen edhe hallet e qytetarëve të tjerë, ajo është drejtësia e vërtetë. SPAK nuk ka bërë hata të madhe, por SPAK për herë të parë po hap disa dosje”, tha zoti Shehi, për gazetarin Arbër Hitaj.

Po ashtu, Shehi theksoi se çdo lëvizje që bën opozita, forcon pushtetin e qeverisë Edi Rama. 

“Rama qëndron në pushtet, sepse opozita ka këto krerë. Rama ka 11 vite në pushtet, nëse do të kishte vullnet do t’i kishte goditur këta krerë. Meta është president i Ramës, kryetar i parlamentit të Ramës, bashke qeveritar etj. Kush e bëri? Rama e bëri president të Shqipërisë, ka qenë i interesuar që këta njerëz të jenë aty.  T’i thotë elektoratit: Dëshironi këta njerëz, apo mua. I vetmi ortak që kanë të korruptuarit, kanë Ramën”, tha zoti Shehi.

Deputeti po ashtu komentoi propozimet për reformën zgjedhore, duke thënë se opozitarët e vërtetë janë ata që kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor

'Opozita e vërtetë është ajo që do të ndryshojë ligjin zgjedhor. Do të hapim listat, do zgjerojmë zonat elektorale. Ato që janë me këto ide janë opozitarët e vërtetë. Të tjerët janë kundërshtar, miq të Edi Ramës. Që favorizon Ramën. Sot për sot është kjo lloj linje. A janë të ndryshojnë ligjin zgjedhor.

Rithemelimi do atëherë të merret me interesat e vogla vetë, kush do hyjë tek lista kush do bëhet deputetë. Më shqetëson Edi Rama. Ka 12 vjet në pushtet, e tha dhe DASH. Ky është qëllimi. Nuk është qëllimi të bëhem deputet unë apo disa të tjerë. Prandaj kam dalë në vete. Dua që opozita shqiptare të bëjë një trajektore të re, ndryshe bëhet ky bipolarizmi PD-PS.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet

 

Dashamir Shehi në “Studio Live”, ReportTv deklaroi se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, pasi Lulzim Basha ka humbur në tre zgjedhje. 

“Basha ka marrë tezat e mia, që unë kam 1 vit që i kam dorëzuar në Parlament. Nuk më inspirojnë shumë, pasi kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Shqipëria nuk është banko-provë, ka qenë në tre palë zgjedhje që i humbi. Po ashtu edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, ndaj nuk më pëlqen. Duhet të ndryshojmë me njerëz, ide etj, por Basha le t’i tregojë. Nuk më pëlqen për lider. Gjykoj që çdo gjë bën ciklin e vet dhe duhet mbyllur, siç ndodhi me Berishën”

Po ashtu zoti Shehi theksoi se qeveria e Edi Ramës do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend. 

“Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re. 

DASH po ashtu ka folur për Berishën dhe Metën, o[pozita ta gjejë trajektoren e vetë, që të vijë në pushtet. Rama nëse ka bërë qeverisje të mirë të qëndronte, por është i korruptuar. 4 ministra në burg, 4 në arrati, po të gërmosh gjen dhe më shumë. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe nuk dinë gjë. Ky sistem është i korruptuar dhe duhet të ikë. Populli dhe ndërkombëtarët do ta rrëzojnë. Meta dhe Berisha nuk e rrëzojnë, populli duhet të gjejë njerëz dhe figura të reja edhe me mbështetjen e opinionit ndërkombëtar”, tha zoti Shehi.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2024 03:31

    Z.Shehi po thote vetem te verteten.Rama,Berisha,Meta e mbyllen ciklin e tyre.Dhe nese ndonjeri prej tyre /lundron/akoma mbi uje,kjo eshte per inerci,se po perdorin fatin e njeri-tjetrit si gomardare shpetimi.Meta qendron mbi uje se akoma nuk ka ardhur flete-akuza nga SPAKU,por aty afer eshte dhe po perdor Berishen si paterice,Rama po i perdor qe te dy njelloj,po /lundron/ mbi kufomat politike te Metes e Berishes.Dhe shpreson qe te dale i fituar dhe ca kohe,duke i baltosur me shume,ose duke bere ndonje pazar te vogel,sic e beri.Ne te fundit, ky eshte arti i politikes.Por ne fakt,qe te tre ngjajne me nje tavoline rrumbullake tri-kembeshe,po te bjere njera,ose dy kembe e gjithe tavolina del jashte perdorimit,nuk vlejne as /ngjiteset/,eshte vetem ceshtje kohe.

    Përgjigju
  • Linda: 23/04/2024 19:23

    Zoti Dashamir Shehi mbani karrigen e parlamenti kot deri me sot skeni bere asgje pozitive per vendin! Se ke do uli se ke do ngrej dhe se ke do votoj populli do ta bej me deshiren e vet dhe nuk do ju pyesi ju fare dhe nderkombetaret po e mbeshtesin fuqimisht zotin Rama pavaresisht kritikave te bera! Nuk keni asnje te drejt cfare do qoft ajo te flisni ne emer te popullit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!