Mario Çela, vëllai i Suel Çelës kreu i organizatës kriminale që u godit nga SPAK rezulton të jetë i arrestuar në Belgjikë prej dy muajsh.

Ndërkohë vëllai i tij Suel Çela është në kërkim që prej 2022.

21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK dje (25 nëntor), mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.


Lajmi kryesor:

SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''