Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka pranuar pjesërisht kërkesën e Ervina Gjanës lidhur me sekuestrimin e një sërë sendesh personale me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Apeli i GJKKO-së ka pranuar t’i kthejë vetëm një pjesë prej sendeve personale të sekuestruara, konkretisht vetëm celularët që i përkasin fëmijëve.
Ervina Gjana mban funksionin e drejtoreshës së krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, ndërsa disa prej sendeve personale të sekuestruara, 8 telefonë dhe 2 laptopë, i përkisnin dhe bashkëshortit të saj Renato Hristic, i cili raportohet raportohet të ketë qenë shoqërues i biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim për të njëjtën dosje penale.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Lajmi në përditësim...
Komente












Funksionare e larte e shtetit, ne nje vend shume te rendesishem, ne çift me nje person qe shoqeron dhe eshte mik me nje mafioz. Shteti shqiptar eshte ne duar te sigurta.
Përgjigju