SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, të vetmin të akuzuar si vrasës të ish-policit Santiago Malko

SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, të vetmin të akuzuar si vrasës të ish-policit Santiago Malko

Santiago Malko dhe Blendi Teta

19 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo është pretenca e Prokuroria e Posaçme dhënë ditën e sotme.  Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

SPAK akuzoi Tafën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit.  Prova në ngarkim të Blendi Teta janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefon dhe të dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular. Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos. Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes. Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike

Malko ishte emër i njohur për policinë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani,Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë