SPAK kërkon arrestimin, Berisha pas mbledhjes së grupit: Mosbindja civile vazhdon! Bardhi kushtëzon votën me plotësimin e 3 kërkesave të opozitës

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Kërkesa pasi të shqyrtohet nga këshilli i Rregullores dhe i Mandateve do të kalojë për votim në seancë parlamentare. Autorizimi në Kuvend votohet me shumicë të thjeshtë dhe maxhoranca i ka votat por a do ta votojë vetë Sali Berisha deputetët mbështetës të tij dhe deputetët e grupit Bardhi?

Qëndrimi i Berishës që mbajti në konferencë për median ku dhe mësoi dorëzimi i kërkesës (Ora 13:00) - nga e cila deklaroi se do ta votonte - u modifikua pas më shumë se 2 orëve mbledhje me grupin e deputetëve mbështetës të tij dhe të Bardhit në kryesinë e Kuvendit.

Ish-kryeministri pavarësisht se u shpreh se do ta respektojë vendimin e Kuvendit, bëri të qartë se mosbindja civile e deputetëve dhe kaosi në seancë do të vazhdojë, duke nënkuptuar se ligjvënësit e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit nuk do e votojnë kërkesën e SPAK-ut.

“Janë të gjithë në unison se ky vendim, bazohet në një vendim antikushtetues, anti-ligjor të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga unë me 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova para 2 orësh, vitin 2012 jam angazhuar në një nismë së bashku me qeverinë e kohës për abrogimin e nenit të kushtetutës që i jep imunitet deputetëve ndaj  veprimeve të gjyqësorit. Nuk kam ndryshuar mendim se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Kushtetutshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë kushtetutën dhe të vendosë që mos të ketë mbrojtje për deputetët. Cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj. Nuk ka asnjë ndryshim të mosbindjes civile në parlament. Grupi është plotësisht dakord me ato që mendoj unë. Ju e keni parë se prej javësh opozita nuk voton më në Kuvend”- tha Berisha.

Nga ana e tij deputeti Gazment Bardhi ishte më i qartë në deklaratën e tij ku kushtëzoi kartonin jeshil me plotësimin e tre kërkesave të opozitës. Madje e quajti autorizimin e SPAK si çështje dytësore.

“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet ti drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por i bëj thirrje Ramës të plotësojë kërkesat që ka opozita që ne të jemi në seancë pa diskutim që do të marrim pjesë. Në rast të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni që ka nisur në parlament. Asnjë çështje nuk mund ti mbivendoset këtij aksioni i opozitës nuk ka lidhje me çështje konkrete dhe nuk mund të ndërvaret.

Edhe pjesëmarrjen në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve Bardhi e vendosi në pikëpyetje. 

"Përpara se ë pyesësh a do jem pjesë në këshillin e Mandateve do të duhet të pyesni Lindita Nikollën pse nuk na informoi për mbledhjen e sotme të Këshillit  të Mandatave"

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Nga opozita, përfaqësues janë Gazmend Bardhi dhe 3 deputetë mbështetës të tij e të Berishës, Ervin Salianji, Greta Bardeli, e Saimir Korreshi, ndërsa i pesti është nga grupi i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeajt.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Sami: 13/12/2023 03:22

    O Shoku Enver ngrihu nga varri se vetem ti e ben zap kete popull

    Përgjigju
  • Qepa: 12/12/2023 20:38

    Shpellaret edhe ne burg vazhdojne te mosbinden, dhe ashtu do bej dhe Berishi.

    Përgjigju
  • klk: 12/12/2023 19:12

    Mosbindja shpellare vazhdon.

    Përgjigju
  • Linda: 12/12/2023 17:18

    Po meqe grupimi Bardhi+ Tabaku nuk mund te jetojn dot pa Berishen le ti shpallin non grada sic e meritojn !Berisha mosbindjen civile ta bej te shpia vet nga dhoma ne banjo ,nga kuzhina te ballkoni!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-Ish USHTARAK..: 12/12/2023 16:36

    VO: -Sala vazhdon të TALLET me SPAK,Sikurse ka bërë nga 1992. -Tashmë TOPI ka ngelur te Kr.Kuvëndit të Shqipërisë.Ajo duhet të mbledh këshillin e mandateve që i ka votuar dhe mandej Kuvëndin për ti hequr MANDATIN NON GRATËS QË TASHMË 2 VITE PO TALLET EDHE ME SHBA..! -Mandej SPAK+GJKKO SB ta fusi në BURG e jo në Shtëpi..pasi Ai nuk rri brënda në shtëpi,por do të destabilizoi vëndin sipas kërkesave të atyre që e prunë në Pushtet duke detyruar RAMIZ ALINË ta drejtoi te SB TE PD,F.NANON TE PS,S.GJINUSHIN TE PSD,S.GODON TE PR..!

    Përgjigju
    • Andi: 13/12/2023 09:57

      Po ka procedura ligji o ushtarak. Nuk bëhet si don ti. Meqë ti thua nuk rrin Sala në shtëpi, le të dali, të thyejë masën e arrestit dhe të shkojë në paraburgim.

  • Gjyshi: 12/12/2023 16:01

    Vota jote nuk ka asnje vlere ne kete rast o xhakete e kthyher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja