SPAK kërkon dënimin e komisioneres së KPK në Apel, habit kallëzuesi: Kushtetuta është bërë për me fshi b*thën! Këta i kanë heq veriorët që janë të ndershëm (VIDEO)

Pasi u shpall e pafajshme në Shkallën e Parë të GJKKO, komisionerja e KPK Edleda Çiftja, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit pasi SPAK ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese pasi Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK.

Po lajmi i sotëm ishte deklarata e kallëzuesit të të znj. Çiftja, Ndue Pjetra. Në reagim pasi sipas tij nuk është pranuar si palë në gjykim Pjetra tha se Kushtetuta e Shqipërisë është bërë për të fshirë b*thën dhe se veriorët e ndershëm sipas tij janë hequr nga sistemi dhe janë lënë vetëm jugorët që lëkunden. 

“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi në kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima. Pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, i shërben me fshi b*thën me të.

Kanë heq gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë këta që lëkunden. Pra, kanë hequr të gjithë pjesën veriore të Shqipërisë dhe kanë lënë ata të jugut që i binden urdhrave. Tani gjyqtari Lara dhe dorëheqjen dhe do të jemi sërish këtu më datë 2 dhjetor. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, tha ai.

Një javë më parë Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. SPAK kërkon në apelin e GJKKO dënimin me një vit burg, konvertuar në shërbim prove për Çiftjan pasi e akuzon për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Por burime nga Apeli për Report Tv bënë me dije se ende nuk ka mbërritur dosja në duart e tyre.  GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/11/2022 00:09

    Shpresoj qe asnje komisioner i huaj te mos kete qene i pranishem ne salle e te kete degjuar kur eshte cilesuar Kushtetuta ne ate menyre,sa per dasite e zilite krahinore, historikisht,nuk jane gje e re qe degjojme.

    Përgjigju
  • MARUI RUMËN: 11/11/2022 18:20

    Shikoni fytyrën e kti avokati fytyr si b*th lope e ky analfabet nga një injorant na u bë avokat mbasi salhe wc i çoi te plepat e Dursit e i tha tani ju jeni ajka e Shqipris panvarsisht se jeni me 7 klas shkoll kjo ska rëndësi. Se fakultetin ju a jep kristali o avokat kok kali. O Zot ça i ka bo salhe bajga kti populli kodosh.

    Përgjigju
  • AltinTop: 11/11/2022 12:59

    Nuk behet ky vend jo.. ja kush eshte niveli juridiksionit shqiptar..

    Përgjigju
  • Tani: 11/11/2022 11:57

    O Ndue... nga dru me pre u bere avokat.

    Përgjigju
  • Ani: 11/11/2022 11:46

    Ket avokotin vetem vis cefa e beri me fol me vehte duke rraf ne shpulla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër