Në gjyqin për Erion Veliajn, SPAK kërkoi rrëzimin e 5 kërkesave paraprake të mbrojtjes. Altin Dumani, pretendoi se ligji parashikon zhvillimin e seancave publike, por jo transmetimin e tyre live, ndërsa prokurori Ols Dado tha se qëndrimi i Veliajt në kafazin e qelqtë është garanci dhe se sipas tij, nuk përbën trajtim poshtërues.
Altin Dumani: Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live.
Për datën e seancës gjykata të shohë mundësinë ta bëjë çdo ditë seancën. Por duke qenë se jemi prokuror dhe e shikojmë ngarkesën që ka gjykata e shikojmë shumë normale lënien e seancave 1 herë një javë
Ols Dado: Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues. Kërkesa e të pandehurit të mos pranohet. Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimor. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri
Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar. I keni në fashikuj edhe kallëzimet. Kur them kallëzimet i përmbahem numrit, datës. Jemi në themel për të debatuar çdo formë.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në GJKKO/ Veliaj nuk shkon, i rrëzohet kërkesa për të dalë nga kafazi! Dado: Është garanci në sallë, jo poshtërim! S’i pranohet as transmetimi live! Shtyhet seanca








