SPAK merr 2 orë në pyetje Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin e tij! Ish-deputeti i PS: S'kam patur kurrë Sky Ecc, as kam strehuar persona në kërkim

TIRANË- SPAK ka thirrur sot për të marrë në pyetje Ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili pohetohet për shitje të sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit e bashkëpunim me ta për t'i siguruar vota në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ish deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit 2024.

Jurgis Çyrbja u morr në pyetje nga prokurori Adnan Xholi. në prani të avokatit prej orës 12:00 - 14:00. 

Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar. 

Ndërsa Ahmet Masha është pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc, ku ai ka pretenduar se ai nuk ka qenë përdorues dhe se nuk ka patur një aparat të tillë.

Mashës po ashtu iu bënë një sërë pyetjesh lidhur me akuzën e ngritur “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”. 

Avokati i tij mbrojtës është shprehur se mungon ekstrakti se kujt i është përcjellë informacioni në rast se klienti i tij e ka kryer një vepër të tillë.

Akuzat

Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, konkretisht për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Po sot është thirrur për tu marrë në pyetje dhe Ahmet Masha, i akuzuar si bashkëpunëtori i ish deputetit socialist dhe i arrestuar në të njëjtën ditë me ish deputetin e PS-së. Ndërsa në lidhje me këtë dosje është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 

Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Por në seancat e mbajtuara në GjKKO Jurgis Çyrbja ka mbajtur qendrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Arrestimi i Çyrbjas, deputet për Partinë Socialiste për pothuajse dy mandate, u bë dy javë pasi dha dorëheqjen nga mandati si ligjvënës i PS, të cilin e kishte prej vitit 2017 deri më 9 tetor 2024. Ndërkohë më parë ka mbajtur dhe postin e drejtorit të hipotekës.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astrit bardhi: 15/11/2024 15:12

    turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore