'Plumbi i artë' vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhërarreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/ drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu ( JA 23 EMRA)

Tirane-  Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar i ndërmarrë nga SPAK vijon prej mbrëmjes së djeshme në disa qytete të Shqipërisë. Mësohet se ky është vijim i megaoperacionit të koduar  "Plumbit të Artë' i nisur në maj 2022 ku u goditën një sërë grupesh të forta kriminale.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se në total janë kërkuar nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO, 36 urdhërarreste, ndërsa deri tani janë zbardhur emrat e 23 personave si dhe janë zbardhur 3 vrasje, me 6 viktima që kanë tronditur Elbasanin vitet e fundit.

Mes emrave që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK  janë shefi i krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.  Masë sigurie 'arrest shtëpie' është firmosur për ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila është e shkarkuar nga vetingu si dhe dy policë.

Shumica prej personave të cilët u është firmosur urdhërarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv/drejtorin e burgut Bradashesh.

Dëshmitë e të penduarve Nuredin Dumanit dhe Ejron Alibej dhe zbërthimi i bisedave të aplikacionit Sky- ECC kanë qenë provat kryesore me të cilat SPAK ka kërkuar në GJKKO firmosjen e urdhërarresteve.

Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe Hajdar Çopja, i njohur dhe si 'Dari i Elbasanit' një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani  pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet t'a vriste Erjon Alibej, rivali i tij.  SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar

Operacioni vijon në Tiranë, Elbasan, Durrës. Ka pasur dhe kontrolle banesash. 

Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani 
 1- Talo Çela
 2- Altin Kamami
 3- Rexhino Doci
 4- Arben Lamcja
 5- Arsen Mema
 6- Eljo Bitri
 7- Leam Rragami
 8- Elvis Daka alias Dragoviç
 9- Dorjan Dyli
10- Matilda Hoxholli
11- Denada Todi
12- Flobenc Mecja
13- Armis Stafa
14- Maksim Koci
15- Erzen Çopja
16- Franc Çopja
17- Hajdar Bako alias Çopja
18- Mikael Qosja
19- Martin Musaj -  zv drejtori i Burgut Bradashesh - I arrestuar - Mase sigurie 'Arrest me burg"
20- Guri Biba
21- Pajtime Fetahu - ish gjyqtare e Gjykates së Elbasanit - mase sigurie 'arrest shtepie'
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami
24-Agustin Cinari- shefi i Krimeve në Durrës - I arrestuar - Mase sigurie 'Arrest me burg"
3 vrasje me 6 viktima te zbardhura: 
Masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018
Vrasja e Klevis Kapllani në Rrogozhinë -  ndodhur më 15 shtator 2020
Atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur - 1 korrik 2019

Raporton gazetarja Keti Banushi

SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Ndiqni lajmet në zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos

Dy vellezerit: Klevi e Eraldo Baho

SPAK ka zbardhur dhe atentatin e bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Eraldo (Aldo)  Baho, u plagos rëndë.

Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi drejtësia e këtij vendi e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes kur iu bë atentat. 

Ti je Kevi.. Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Bao

Më 3 korrik 2019 në një shkrim të Shqiptarja.com zbuloi dhe detaje nga skena e krimit

Gjithmonë sipas burimeve një person i është afruar Klevi Baho, duke i thënë “…Ti je Klevi…? 22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:“…Nuk jam unë…”. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull,ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.

SPAK ende nuk ka dale me nje njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion. 

Ora 13:09
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari

1719946565_SPAK.JPG

Në kuadër të operacionit të SPAK është lëshuar edhe urdhër arrest për shefin e krimeve në Durrës, Agostin Çinari, bëjnë me dije burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com. 

Agostin Çinari zevendësoi në këtë detyrë Edmond Mustafën.

Më parë ai ka shërbyer në policinë e Pogradecit dhe të Elbasanit.

Ora 12:53
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibejt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit


Foto:Erdal Durunay, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri,Klevis Kapllani

SPAK ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me operacionin që vijon me ekzekutimin e një sërë urdhërarrestesh në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar.

Mësohet se është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej

Vrasja e Klevis Kapllanit

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.  Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Vrasja e trefishtë në Bradashesh
Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej,  daja i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasejej të trefishtë.

Ora 12:09
Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Shqiptarja.com siguron emrat për të cilët SPAK ka firmosur urdhërarrestet.

Ata janë:

Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Ora 12:00
Operacioni i SPAK/ Masa sigurie dhe për 2 policë, zbardhen 3 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë e Berat

Mësohet se operacioni i SPAK është vijim i megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”.

Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi informon se janë firmosur masa sigurie dhe për dy oficerë policie.

Ndërsa janë zbardhur 3 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.

Ora 11:35
Operacioni i SPAK/ Urdhërarrest dhe për 'Darin e Elbasanit', i arrestuar në Dubai! Dumani: Çopja ofroi 1.5 mln euro për të vrarë rivalin, Erjon Alibej

1667317788_nuredindumani.jpg
 

Foto: Nuredin Dumani

Detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK. Mësohet se urdhërarrest është firmosur edhe për Hajdar Çopja, I njohur dhe si Hajdar Bako e Hajdar Hysa, i lindur në Elbasan, I cili ndodhet i arrestuar në Dubai. Po kështu masa sigurie janë dhe për 2 punonjës policie.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Hajdar Bako rezulton i dënuar më parë edhe me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndërsa emri I tij ka dalë dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani.
Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Çopja gati të jepte 1.5 mln euro për të vrarë Erjon Alibej

Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani Çopja pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet t'a vriste Erjon Alibej, rivali i tij. 

Nuredini i shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej; Keli i tha se do i jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po t'a bëntë këtë; kur Nuredini i kërkoi t'i jepte paradhënie 1 milion euro dhe t'i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha "seriozisht", dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej; Hajdar Çopja pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet t'a vriste Erjonin; Nuredini I këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të; siç I sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri I tij Regisi, ai tha se kishte shumë kushërinj dhe "nuk i binte mendja për të", ndaj i tha "vrite po deshe e t'u bëftë pushka top" thuhet në dosjen e zbardhur nga Shqiptarja.com

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, dëshmonte ndër të tjera edhe Nuredin Dumani.

Po kështu në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 31/07/2024 19:50

    Boboo moj pajtime ishalla sna del ne enderr fotografia....

    Përgjigju
  • emiri: 31/07/2024 19:25

    keta duhen vrare te gjithe me kuc e me mac..asnje meshire,,asnje cooe buke per keta kriminele ne burgje...

    Përgjigju
  • Bhuy: 31/07/2024 15:51

    Talua e pallonte fort dumanin ..po beri gabim talua qe u tregoi shokeve qe pallonte dumanin, e tani nga turpi dhe inati dumani kerkon te vrasi talon,kjo esht historia.

    Përgjigju
  • Or tej: 31/07/2024 14:25

    Do ngele ndonjeri jashte apo te gjithe shqipot fo perfundojne burgjeve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • E DREJTA: 31/07/2024 11:55

    JEPI JEPI SPAK...MOS U NDAL TE VESH DREJTESINE E MUNGUAR PREJ 34 VITESH

    Përgjigju
    • Percilen: 31/07/2024 17:19

      Per cilen drejtesi e ke fjalen? Gjyqtarja mer arest shpie, nje opgj dje apo pardje qe lexova nje lajm tjeter arest shpie. Gjyqtarja ne kruj apo has tropoj dicka e tille andej na veriu mori 4vjet por ju konvertua ne detyrim paraqitje nuk e shikon qe njeri tjetrin e len jsht kurse ai qe lidh dritar se ja kan prer mer arest me burg per vjedhje? Bejn kot sikur po bein ndonje gje mos tju genjej mendja

  • Bobi: 31/07/2024 11:31

    Pajtimja kryehajdutja e gjyqtareve. Dal te fiksi. Leva e Suel Celes ne gjykate. Super e korruptuar. Sekuestrojini pasurite.

    Përgjigju
    • Xhixhi: 31/07/2024 12:16

      O bobi tii bobiii , aja ja ja ja. ????????????

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë