Dosja 'Plumbi i Artë'/ SPAK përfundon hetimet, u komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve! GJKKO vendos në shtator për gjykimin

I zhdukuri Ervis Martinaj e donte me çdo kusht të vrarë Indrit Doklen, një prej rivalëve të tij të betuar të viteve të fundit. Për të “kryer punë me të” ai zgjodhi Nuredin Dumanin, 26-vjeçarit që i premtoi shumën e majme prej 500 mijë eurosh. Por, i riu nga Dibra, i cili kishte shtrirë influencën e tij të krimit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, edhe pse provoi ta bëjë, nuk ia doli dot.

Indrit Dokle për të ishte pre e vështirë. Ky është vetëm 1 nga dhjetëra rrëfime të tij të pranverës 2022, të cilët i dhanë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe çuan në zbardhjen e ngjarjeve të bujshme kriminale që kishin tronditur më herët vendin.

ga ajo kohë, 15 muaj pasi u goditën 32 eksponentë të krimit në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, e zbërthyer nga i penduari Dumani. Sot (2 gusht 2023) Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet.

Për 20 prej të arrestuarve, SPAK është në fazën e komunikimit të akuzave për marrjen e tyre të pandehur, teksa e radhës do të jetë kërkesa drejtuar Gjykatës së Posaçme për nisjen e gjykimit.

Në fillim të muajit shtator GJKKO pritet të vendos mes 3 zgjedhjesh, kalimin e dosjes për gjykim, rikthimin edhe njëherë në SPAK për plotësim të hetimeve ose mbylljen e çështjes, që në fakt ka zero shanse të ndodh.

Por, SPAK dhe Policia e Shtetit akoma nuk kanë ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet të firmosura më 19 maj 2022 për llogari të kësaj dosje. Janë 12 personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët akoma janë të lirë.

Referuar procedurës ligjore, ata do të jenë në kërkim edhe për të paktën një vit, dhe pas kësaj nis gjykimi i tyre në mungesë. Mes 20 emrave (TABELË) që tashmë po njihen me akuzat është edhe vetë Nuredin Dumani, për të cilin me shumë mundësi SPAK do të tregohet bujar për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor.

Një fat të tillë nuk mund ta ketë Henrik Hoxhaj, i riu që fillimisht e fitoi këtë status por vetëm pak kohë më parë e ka humbur, pasi prokuroria gjeti mospërputhje të rrëfimeve të tij mbi ngjarjet. Më tej, me akuzën do të njihet Erjon Alibej, i cili porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan apo biznesmeni Gentian Sharra, për të cilin lidhjet SPAK i ka gjetur që në grabitjen e Rinasit në prill 2019, në servisin e të cilit u modifikua makina e grabitësve.

Jo më pak i rëndësishëm është emri i Leonard Palushit, ish-oficer policie në Elbasan, i cili informonte Erjon Alibejn në këmbim të përfitimeve të paligjshme apo Besian Xhixha dhe Enver Diva, të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Megjithatë, SPAK ka të paekzekutuar një listë me emra të rëndësishëm që janë shpallur në kërkim për këtë dosje. Sigurisht emri i Ervis Martinajt mbetet ai më i rëndësishmi, për të vijuar me Talo Çelën, personin më të kërkuar nga Elbasani që urdhëroi vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia apo i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit. Suel Çela është një tjetër emër akoma i pa arrestuar. Ai akuzohet nga SPAK si porositës për vrasjen e Elton Kilës dhe biznesmenit Lulzim Masha.

Në kërkim është edhe avokati Alban Bengasi Bengasi, pas dyshimeve të manipulimit të provave në 2 vrasje dhe porositës i dhunimit të ish-bashkëshortes dhe djegies së makinës së saj. Edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm në arrati për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, vendim i dhënë pak javë më parë, Florenc Çapja kërkohet edhe për “Plumbin e Artë”. Ai akuzohet në këtë dosje se urdhëroi vrasjen e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, për shumën 200 mijë euro.

Të arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë"

Nuredin Dumani, 35 vjeç 
 Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
 Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
 Asllan Plaku, 30 vjeç

Të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fotot e papublikuara më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Fotot e papublikuara më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës