SPAK, 'peshqit' e mëdhenj dhe reforma zgjedhore/ DW: 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat

SPAK, 'peshqit' e mëdhenj dhe reforma zgjedhore/ DW: 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti  që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshilllin e BE-së dhe është duke u finalizuar,  do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t'i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte. 

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

- funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

- miratimi i reformës zgjedhore;

- implementimi i reformës zgjedhore;

- ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

- ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

- vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

- rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve "peshq të mëdhenj"; 

- përparime në reformën e administratës publike;

- sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. 

Pritet vendimi i Francës

Këto kushte, të vendosura nga partia e kancelares Angela Merkel do të hidhen në votë  nga  depuetët e  grupit parlamentar më 24 shtator. Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në Komisionet përkatëse  në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

Pra mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Për Maqedoninë e Veriut negociatat do të mund të nisin qysh në janar, Shqipëria duhet të presë edhe ca. Se a  do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të BE-së. Vendimi i Gjermanisë sigurisht që e shton presionin ndaj presidentit francez.

Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet  e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qendrimin e tyre, nëse Franca jepë "dritë të gjelbër". / DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pronari i ligjshem: 18/09/2019 17:22

    Kushti i 10-te eshte marrja e pronave uzurpatoreve dhe kthimi i tyre pronareve te ligjshem.

    Përgjigju
    • Tirona: 18/09/2019 20:53

      Ky eshte ne fakt kushti kryesor!!!

    • hello: 18/09/2019 19:06

      patjetet pyt sali berishen me ilir meten se ato ta kthjene

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja