SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin, të kallëzuar janë edhe Vasili, Panariti, Elona Guri dhe Muharrem Berisha për fshehje pasurie e korrupsion

TIRANË- Rihapet një tjetër llogari e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me drejtësisë. Pas nisjes së hetimeve për 1.2 milionë USD të padeklaruara, të hedhura për lobim në SHBA, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal pas kallëzimit të dytë të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Report Tv mëson se SPAK ka regjistruar në regjistrin e veprave penale procedimin penal në bazë të kallëzimit Valterit, duke i hapur rrugë hetimeve për kupolën e LSI-së, për tre vepra penale.

Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi.

Në materialin kallëzues thuhet se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA. Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim. Kontratat e lobimit nxjerrin zbuluar katër të lartpërmendurit në fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Nga ana tjetër, në materialin kallëzues, thuhet se në vitin 2016, LSI-ja deklaron rreth 250 mijë USD donacione nga persona me pamundësi financiare, duke ngritur dyshime të forta se këto para janë hedhur nga Meta dhe Kryemadhit, duke përdorur si mbulim të besuar të tyre.

Në kallëzimin penal referohen Muharrem Berisha si pronar fiktiv i godinës së LSI, Elona Guri, Iris Zaimi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa, si pjesë e skemës së pastrimit të parave të korrupsionit nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në materialin voluminoz jepen detaje mbi aktivitetin e secilit person të kallëzuar, sidomos për Muharrem Berishën dhe Elona Gurin.

Të gjitha këto kontrata komprometuese, pretendime, dyshime dhe indicie do të verifikohen nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ku në bazë të hetimeve do të procedohet më tej, me pushim të hetimeve apo me marrjen të pandehur të peronave të kallëzuar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali me gropa: 04/07/2022 19:46

    Po he deri kur me keto plehra te kalbura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve