SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO! Ja argumentet (Dosja e PLOTË)

TIRANË- Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se, ish-zv.kryeministri i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat. Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros preventive për vilën në Hamallaj, e bashkëjetueses së tij Eriola Hoxha, po ashtu edhe për vilën tjetër në Palasë në pronësi të ish-gruas Albina Mancka.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të ankimimit të bërë ditën e sitmë nga ish ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Dy javë më parë Arben Ahmetaj i konsideroi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ai iu drejtua me një ankim Apelit të GJKKO pasi iu ushtrua kontroll në vilën në Hamallaj me argumentin se është i paligjshëm pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Por, gjykata e rrëzoi ankimimin duke thënë kontrolli ishte i rregullt dhe më pas u vendos edhe sekuestro e dy vilave.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku Ahmetaj thotë se jeton. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. 

1678439268_ahmetaj.jpg

Vila në Hamallaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Sekuestrimi vilës në Hamallaj, Report TV siguron dosjen ankimimit: Ahmetaj me bashkëjetuesen dhe fëmijën s’kanë shtëpi, po jetojnë me qira! Vendimi i padrejtë

1680530192_ghdgdgg.JPG

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të ankimimit të bërë ditën e sitmë nga ish ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Ahmetaj thotë se metoda e ndjekur për sekuestrimin është “inkuizitore”, pasi sipas tij, në 64 vendim të gjykatës, nuk është e thënë në asnjë fjali se për çfarë aktesh materiale favorizuese ka kryer ai sa i përket çështjes së inceneratorëve. Nga ana tjetër, ai tregon se blerja e shtëpisë në Hamallaj është kryer me para të deklaruara nga bashkëjetuesja e tij, Eriola, me para që kanë kaluar në rrugë bankare. Gjithashtu, sipas ish ministrit, Klodian Zoto, nuk ka kryer asnjë pagesë, e ndërsa ndalur te fakti që pse nuk është deklaruar në ILDKPI, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetaj nuk është zyrtare, që do duhet të deklarojë pasurinë.

Një tjetër argument, është fakti se sipas ankimuesi vendimi objekt i këtij Apelimi nuk ka respektuar jo vetëm të drejtën e pronësisë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, por ka cenuar edhe të drejtat e Erjola Hoxhës, atë të pavarësisë.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 05/04/2023 09:24

    FRYRJE TE TILLA TE NOÇKES SJELLIN SHPERTHIM,...TE SHPRESOJME TE MOS PESOJE NJERI.............

    Përgjigju
  • Roni: 04/04/2023 13:43

    Njeriu me i korruptuar ne Qeverine Rama, njeriu me hajdut, me grabitqar dhe me çnjerezor me stafin e tij. Ish-i apo dhe e dashura e sotshme, jane milionere, me vila ne vendet me te bukura dhe te shtrenjta ne Shqiperi. Me aq leke sa ka vjedhur ky qelbesira, qe shpresoj qe drejtesia t'i gjeje ne skutat me te fshehta neper Zvicer apo Duba, ndertohen 100 shkolla per brezin e ri. Ky plehre, dhe disa te tjere qe e ndihmuan duke mos e paditur per vjedhjet, duhet te denohet sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Likja: 04/04/2023 04:14

    Mod u hiq si gjynafqar se ke shpine e Klodit Allajbeu ne tirane qe e ke tenden edhe per no me letra. KE shpine ne Lugano qe shoku jot te ka marre me sa dashuri.Ku e ke fraten ne Lugano ti ka rregulluar te gjitha hallet che ty che Arjoles dhe Enit pa merak vetem me pak kenaqet ai e di mire ti o tiger. Vetem kujdes llogarite ne Vjene che Dubai se Po dolen che fato te morì lumi ty dhe fraten tend ne Lugano

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2023 01:54

    Ky e dredh me argumenta sipas interesit! Nga nje ane u ankua pas kontrollit te viles,pse nuk moren leje nga kuvendi meqe /deputeti/ si anetar i tij na banoka akoma aty familjarisht,nga ana tjeter, pretendon se bashkejetuesja nuk duhet t'a deklaronte vilen ne ILDKPI se nuk na qenka zyrtare,pavaresisht se bashkejetojne aty!! S.d.q.tani do te provoje mbi lekuren e vet si jeton gjysma tjeter e popullsise qe nuk jane kaq me fat sa te kene vila te tilla. Le te shohim nese te qenit V.I.P.i politikes do te ndikoje ne percaktimin e qirase,megjithese per kete nuk duhet te jete shume problem shifra.

    Përgjigju
  • oltion: 04/04/2023 00:03

    PO MIRE O ARBEN AHMETAJ,,,ZOTO NUK PASKA PAGUAR ASNJE LEKE PER KETE VILE NE HAMALLAJ,,,PO MIRE KU I GJETE 1 MILION QE BLEVE KETE VILE O ARBEN,,,,KU I GJETE KETO PARA VALLE,,,PSE NUK E KE DEKLARUAR KETE VILE NE PASQYREN VJETORE TE TE ARDHURAVE,,,,,NUK THONE KOT QE SHTETI E KAP LEPURIN ME QERRE.....SHKO BLI NJE ARKE ME SAPUNA ARBEN AHMETAJ SE DO TE DUHEN NE BURG,,,,JEPU DHE CA TAHIRIT--KOKES KUR TI TAKOSH NE BURG.....////

    Përgjigju
  • NARI: 03/04/2023 19:54

    po nese ketij i sekuestrohen pronat, perse nuk denohet edhe vete pronari sipas ligjit? apo ligji vepron ndryshe per qytetarin normal dhe ndryshe per pushtetarin!?

    Përgjigju
    • nari katunari: 04/04/2023 18:21

      ne fillim bllokohet pasurija.kur te dali prokurorija me nje akuze dhe me ane te provave arrestohet personi e i behet gjyqi e denohet . vetem enveri te sekuestronte pasurine e te arrestonte me apo pa prova e te hudhte ne burg ...dhe shpellari kur ishte ne qeveri.Tani ka ligje e ka shtet

  • Edi25252: 03/04/2023 17:39

    Sa gjynah beni u bë prap fukara Ta ndihmojmë të shkretin , të kontrbojmë me nga 1 lek secili sa gjynah , rri dhe në shtëpi me qira i shkreti , ditëziu

    Përgjigju
  • Lorenci: 03/04/2023 13:16

    Beni është izoluar ne vetevete, nuk flet as me te afermit! Vetem e kane degjuar qe bertet nga dhoma duke thene pse ma bere kete o maskara i gjate! Ç'te kam bëre, une u bëra copa per ty. HAJDUT XHEPASH. Perse nuk hetojne e sekuestrojne vilen tende ne sauke? PËRSE? I PABESE! keto i ka thene me te afermit e tij me shume si monolog dhe ç'fryrje ndaj rames...

    Përgjigju
  • Gripi: 03/04/2023 11:08

    Po perse o tiger e provokove kryeministrin hahagaha si i the ti? Mos te behet gjykates por te beje kryeministrin. Ti hajdut me cimze guxon dhe kercenon. Pergjigjia te erdhi menjehere. Dil bej gangestern prape tani ne Tv dhe kercenoje Ramen prape hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur