Ahmetaj nën hetim, pas kontrollit SPAK sekuestro preventive vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së deputetit! Bllokohen fatura dhe sende personale

Pas kontrollit të ushtruar pak ditë më parë, SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetarja e Report Tv Ketu Banushi mëson se SPAK ka ka vendosur sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku Ahmetaj thotë se jeton.

Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se është dera e vilës në Palasë të Vlorës, një nga zonat më luksoze turistike në bregdetin e jugut, është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Mësohet se janë sekuestruar fatura e dokumente në emrin e saj, që verifikojnë se banesa është në pronësi të saj. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Ahmetaj, i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi, duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha

1678459066_finalprojekt.00013305.Still018.jpg

SPAK ka sekuestruar vilën në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj Erjola Hoxha. Në këtë vilë jeton edhe ish-zv. kryeministri, aktualisht deputet socialist.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bake2: 24/03/2023 21:07

    Per mendimin tim ketij i jan njitur kot fare. Ky ka qen i pasur qysh mot,po i esht njitur top qenefi edhe tani i ka te gjith kunder

    Përgjigju
  • goni: 24/03/2023 20:34

    shoqja e lindes ....dikur pinin kafe bashke cdo dite ....albanistani eshte aq keq sa 4 njerez ne pese qe sheh rruges bejne te sigurt dicka te paligjshme ...

    Përgjigju
  • jari: 24/03/2023 19:07

    o drejtesia edi rames nuk ja gjen dot leket e vjedhura se EDI RAMA I KA BERE LEKET KOKAINE DHE I KA GROPOSUR NE BACEN E TIJ NE SURREL....

    Përgjigju
  • xhemal: 24/03/2023 17:16

    Po' nuk u gjykuan tragjedite kolektive 96,97,98,2008,2011 ,vrasjet ,shkaterrimet,vjedhjet massive ne ekonomi,privatizinmet te industrive,energji,miniera,hidrokarbure,toka ne bregdet,rezervat e shtetit,ari(floriri),ndarja e tokes,e plote gjera te tjerate frikeshme,shqiperia sdo kete zhvillim e paqe socialesociale. Si mund te quhet drejtesi kur vrasesi politikan shetit i lire.kjo nuk eshte drejtesi por nje shtese e grupit vrases te nje populli te tere..salizmi eshte truri i deollogjik i prokuroreve ,gjykateseve te vjeter e te rinj..luajne me dinjitetin e njerezeve te punes e sakrifices..listen e Kane filluar nga fundi per interes te klanit te vrasesve .

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 24/03/2023 15:29

    Besoj se Ben hajduti do flase.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/03/2023 14:51

    Politikane te qelbur, hashashxhinje jane do e bejne SPAKUN si kafeneja lagjes. Atje do ngelen dite per dite ska me udhetime qejfi neper ishuj. Legenat

    Përgjigju
  • drejtesi: 24/03/2023 14:48

    po i vjen radh edi kokaines ceshtje kohe , do ti bej vet ai me deshir nja 5 vite burg

    Përgjigju
  • Tani: 24/03/2023 14:37

    Shume mire, por prangat kur do ja vini? Pse e lini te bredhe te lire qenin?

    Përgjigju
  • flori: 24/03/2023 13:25

    po lajne gojen me nje vile,,,aii ahmetaj ka 8 vila,,,,dhr kushedi sa para ne banka....

    Përgjigju
  • minushe: 24/03/2023 13:12

    keto edhe te genjejne nuk dine.. vila mund te jete edhe e jotja nese ke pasur te ardhura te mjaftueshme per ta blere...direkt e mohon si alda klosi qe mbante leket e xhaxhait

    Përgjigju
  • Elsa: 24/03/2023 12:43

    Ler ta mbroj iliri me saliun tani se shoket i tradhtoi te gjithe e ngeli si sopata pa bisht

    Përgjigju
  • Timi: 24/03/2023 12:31

    Lufte klasash. Asnje perfitim per njerezit normale.

    Përgjigju
  • xXx: 24/03/2023 11:37

    Hëngshi kokat e njëri tjetrit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'