Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi sërish drejtësinë, kësaj radhe pas zgjatjes së hetimeve për aleatin e tij politik, Ilir Meta. Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha se vendimi i organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për zgjatjen e hetimeve është një akt kriminal.
“Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e PL, partisë opozitare të dytë më të madhe, është akt politik kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolernacën absolute ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Meta u burgos në mënyrë brutale pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të Ramës. Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person nën hetim pa asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij edhe pasi dorëzoi dosjen, Altin Troplini kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve. E kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arreste, Rama donte të goditej me çdo kusht nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosjen në gjykatë pa fakt penal. Dhe vendosin t’i zgjasin dhe 6 muaj burgun s’ka kufij urrejtja e Ramës për kundërshtarin politik”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Rama kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë! Të moshuarve u mblodhën kartat që të mos votonin (por ata pranuan vetë se i harruan në postë)
