Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën pas paraqitjes së tij në SPAK për aferën ‘Partizani’.

Rama ka ndarë një video të bufit të kenetës, siç ai e cilëson, dhe në të dëgjohet fjalimi i Berishës pas daljes nga SPAK ku tha se kësaj Prokurorie do t’i japë fund më 11 maj, ndërsa sulmoi edhe Altin Dumanin.

Krahas videos, kryeministri shkruan “Noc rrokun, o buf”.

“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025”, dëgjohet fjalimi i Berishës në video.