Te zikaltërit janë në pritje të zhbollkimit të marrëveshjes për Lukaku-n, por Luciano Spalletti, paradhësi i Conte-s, ka folur për herë të parë që pas largimit pak ditë më parë.
I pyetur për aventurën te Inter Spalletti është shprehur: “Kam kujtime të mrekullueshme. Të drejtoje Interin ishte një gjë e bukur dhe nder për mua. Një eksperincë e cila vetëm nëse e përjetoje nga brenda e kupton se sa e rëndësishme është. Janë një ekip i madh që mbi të gjitha duhet t’i përgjigjen kërkesave të tifozëve të jashtëzakonshëm që kanë.”
Spalletti foli edhe për të ardhmen ku la të hapur mundësinë se këtë vit mund të qëndroj pushim, ndërsa sa i takon çështjes Fiorentina ku u fol se mund të merrte drejtimin e klubit vjollcvë, tekniku deklaroi së është i lumtur për Montella-n, i përzgjedhur nga presidenti i ri i Fiorentinës.