Omar Iziel,20 vjeç kishte të veshur një tutë uji dhe arriti të hipte në një platformë pak centimetra të gjatë mbi helikat e tragetit, para se ky i fundit të nisej nga qyteti i Tangier.
Me gjithë temperaturat e ulëta dhe dallgëve të detit, 20-vjeçari arriti të ruajë ekuilibrin deri sa anija mbërriti në portin e Cadiz. Por për fatin e tij të keq, policia dalloi 20 vjeçarin maroken dhe ishin në pritje që ta arrestonin.
Forcat e rendit konfirmuan se Omar nuk kishte vizë qëndrimi në Spanjë dhe u dërgua në paraburgim, në pritje për t’u dëbuar në Marok.
Zëdhënësi i policisë Porillo Alfaro tha se marokeni shpëtoi për mrekulli, pasi nëse do të binte në ujë, me siguri do të humbiste jetën prej helikave të tragetit.
Policia vendosi të hedhë në internet videon për të paralajmëruar emigrantët e tjerë për rreziqet që u kanosen, si dhe duke theksuar se të gjitha anijet kontrollohen imtësisht para se të nisen apo kur mbërrijnë në port.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)