Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, pas valës së parë të të nxehtit të kësaj vere, që është konsideruar e paprecedentë. Viktimat ishin dy spanjollë dhe një rumun. Sipas gazetës ”Levante EMV”, vdekjet ndodhën në qytetin e Valencias, kur temperaturat shkuan deri në 42 gradë Celsius, më të lartat në një muaj si maji dhe të paregjistruara më parë që prej 140 vitesh, kur edhe filloi shërbimi meteorologjik në këtë vend. Ndërkohë, në Carcaixent, në jug të Valencias, u regjistrua temperatura 44,4 gradë Celsius. Spanja po kalon një periudhë të vitit mjaft të nxehtë.
/Shqiptarja.com







