Gjysmëfinalja e parë e zbuluar në Europianin 2012 është ajoqë do të luhet në 27 qershor mes Spanjës dhe Portugalisë. Pas kualifikimit të luzitanëve më parë, edhe kampionia në fuqi e botës dhe Europës, nuk hasi në pengesa ndaj Francës në cerekfinale, duke fituar me meritë 2-0 me dy gola të Xabi Alonso, nga një për cdo pjesë.

Me një Ribery që ishte më së shumti në hije, dhe me një sulmues si Benzema që ishte shumë larg portës këtë fundjavë, spanjollët imponuan lojën e tyre me dhjetëra pasime që hipnotizuan Francën. Goli i parë erdhi në një aksion të bukur nga e majta e sulmit iberik: Krosim nga Jordi Alba dhe zhytje me kokë nga Alonso që vlejti 1-0.

Në pjesën e dytë Spanja administroi rezultatin dhe rastet e francezëve nëse mund të quhen të tilla, u numëruan me gishta. Goli i dytë erdhi pas një penalltie të fituar nga Pedro, për faull nga Reveillere. nga 11 metrat, Alonso hodhi në një krah portierin Loris duke mbyllur aventurën e Francës.(rb/shqiptarja.com)