Premier League
Mancehster City, United dhe Chelesa kanë fituar ndeshjet e javës në kampionatin anglez. E ndërsa për City-n dhe Chelesa-n parashikohej triumfi, e njëjta gjë nuk mund të thuhej për djemtë e Moyes që shkatërruan lehtësisht si radhë herë këtë edicion Neëcastle 0-4 ku protagonist ishte edhe kosovari Januzaj me gol dhe asist. Manchester City 4 - 1 Southampton dhe Chelsea 3 – 0 Stoke City.
Bundesliga
Kampionët e Gjermanisë më në fund pësojnë një humbje në kampionat, por me një formacion që dominohej nga të rinj dhe rezervat përballë Augsburg. Bayern u mposht minimalisht 1-0, teksa mendjen e kishte totalisht te ndeshja e kthimit në Champions League përballë United.
Ligue 1
Paris SG kaloi lehtësisht ekipin e Reims me rezultatin e thellë 3-0 duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim fitoren. Dy autogolat e Mandi-t dhe goli i sulmuesit Cavani sigluan tregolëshin e sfidës.
Seria
Interi nuk po gjen qetësi këtë edicion, pasi edhe përballë Bolonjës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 edhe pse kaloi përpara në epërsi. Në ndeshjen tjetër Verona fitoi përballë Kiovos.
d.b/shqiptarja.com
