Spanja/ U sekuestruan 11 tonë kokainë, mes 20 të arrestuarve shqiptarë, kolumbianë e spanjollë! Detaje të reja
Foto nga droga e sekuestruar në Spanjë
Policia spanjolle sekuestroi dy ngarkesa me 11 tonë kokainë që po trafikoheshin nga “karteli ballkanik” me qëllimin për tu shpërndarë në tregun e BE-së gjatë krishtlindjes.
“Në një javë, ne kemi arritur të heqim 11ton kokainë nga tregu”, tha kreu i Brigadës Qendrore të Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar në policisë spanjolle, Antonio Martínez Duarte.
Sipas Euronevvs, të dy ngarkesat, po transportoheshin nga organizata kriminale shqiptare ndërsa në pranga gjatë dy operacioneve kanë rënë 20 persona. Arrestimet u kryen nga fundi i nëntorit deri ditën e djeshme, ndërkohë që shumica e të dyshuarve janë shqiptarë, një kokumbian, një domenikan dhe disa spanjollë, përfshirë edhe biznesmenin e peshkut që dyshohet se ka bashkëpunuar me trafikantët.
Policia tha se droga erdhi nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit dhe u zbulua në kontejnerë që kishin mbërritur në portet e Vigos, në Galicia dhe Valencia. Në operacionin e parë, në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur në fileto peshku të ngrirë. Kjo ishte kapja më e madhe e bërë ndonjëherë në rajonin spanjoll që ka shërbyer prej kohësh si një portë kalimi për kokainën nga Amerika Latine për në Evropë.
Operacioni i dytë, në Valencia, rezultoi në sekuestrimin e 3.4 tonë kokainë të fshehur në fundet e dyfishta të kontejnerëve që po transportoheshin me anije.
Zyrtari i policisë spanjolle bëri të ditur se të dy operacionet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, veç faktit se organizatat që qëndrojnë pas trafikimit të kokainës janë me origjinë shqiptare", pjesë e atij që njihet si “Karteli ballkanik”. Duarte ka shtuar më tej se këto organizata janë vendosur në vendet e origjinës së kokainës në Amerikën Latine dhe kontrollojnë transportin e drogës nga nisja deri në mbërritje.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor, 16:34
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot
22 Dhjetor, 19:00
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro
21 Dhjetor, 10:13