Spanjë/ 95 të vdekur nga përmbytjet! Zona e Valencias më e goditura! 38 mijë persona pa energji elektrike

Bilanci i përmbytjeve në Spanjë është tragjik me 95 të vdekur, kryesisht në zonën e Valencias.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e papritura kanë goditur jugun dhe lindjen e vendit ku në 24 orë sipas autoriteteve ka rënë sasia e reshjeve që zakonisht bie në një muaj.

Pamjet që vijnë nga Spanja janë apokaliptike, pasi u godit orët e fundit nga një valë e dhunshme e motit të keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të papritura që goditën provincën e Valencias, zonën jugore dhe lindore të gadishullit Iberik.

Roja Civile konfirmoi se 4 nga viktimat e para që kanë mundur të rekuperojnë janë fëmijë, të cilët u gjetën në lokalitetet Torrent, Chiva, Cheste, Alfafar dhe Alcudia, më të prekurit nga shirat e rrëmbyeshëm, sipas shërbimeve të urgjencës të cituar nga agjencia Efe.

Ndërkohë, njësitë e ushtrisë po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit. Sipas përditësime të fundit të paktën 38 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, njofton kompania e energjisë elektrike Ibedrola.

Linja hekurudhore midis Valencias dhe Madridit kanë pësuar dëme të forta ndërsa shumë zona krahas mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur edhe pa valë telefonike. Edhe Barcelona, zona e katalonjës në tërësi, ka ngritur gjendjen e alarmit, pasi stuhia po afrohet në jug të Spanjës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Stuhia DANA në Spanjë/ Shkon në 95 numri i të vdekurve, ministri Torres: Shifra e destinuar të rritet! Edhe Barcelona në gjendje alarmi

Pasojat e përmbytjeve në Spanjë, 'pirgu' i makinave pas stuhisë

Rëndohet bilanci i viktimave nga moti i keq në Spanjë, prej stuhisë DANA që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Valencia ka shkuar që goditën Spanjën juglindore është rritur në 95, një shifër që mund të rritet sepse ka "shumë të zhdukur".

Kështu deklaroi ministri i Politikës Territoriale, Angel Victor Torres.

“Shifra e përditësuar është 92 persona që vdiqën në Komunitetin Valencias, dy në Castilla La Mancha dhe një person tjetër në Andaluzi, për një total prej 95 personash”, tha Torres për televizionin publik TVE, duke paralajmëruar se “këto janë të dhëna të përkohshme”, sepse “për fat të keq gjithçka sugjeron se kjo shifër është e destinuar të rritet”. Deri tani raportohen dhjetëra të zhdukur.

Por edhe Katalonja ka aktivizuar alarmin e kuq për shkak të rrezikut të një “stuhie ekstreme” në orët e ardhshme. Këtë e raportoi shtypi lokal. Sipas shërbimit meteorologjik, në të gjithë zonën mund të ndodhin akumulime të mëdha shiu, episode breshëri mbi dy centimetra në diametër, erëra që kalojnë 25 kilometra në orë dhe tornado.

Ora 14:40
Përmbytjet në Spanjë, Rama: Shqipëria është gati për t’iu ndihmuar

1729693995_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet masive që kanë përfshirë Spanjën, duke shprehur ngushëllimet e tij për popullin spanjoll dhe veçanërisht për familjet e viktimave.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj.

"I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, duke vrarë të paktën 51 njerëz. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Duke i dërguar forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të shërohen shpejt dhe të jenë të gatshëm për të ndihmuar”, shkruan ai.

 

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale