Spanjë, fiton Partia Popullore
për qeverinë duhet koalicion

Spanjë, fiton Partia Popullore<br />për qeverinë duhet koalicion
Partia fitoi dje zgjedhjet parlamentare në Spanjë, deklaroi zëvendëskryeministrja, Soraya Saenz de Santamaria edhe pse kjo parti humbi vende në parlament krahasuar me zgjedhjet e 2011-ës.

Të dytët në këto zgjedhje janë renditur socialistet me 22% që pasohen nga Podemos 20.6%.

Mediat vendase i cilësuan zgjedhjet si historike, pasi shënojnë fundin e epokës 2 partiake. Ekonomia spanjolle, pretendimet për korrupsion dhe rritje e ndjesive separatiste në rajonin e Katalonjas, dominuan zgjedhjet e këtij viti.

Sipas analistëve Partia Popullore e kryeministri aktual është e detyruar të bëjë një koalicion me rivalët historik socialist, që nuk ka ndodhur asnjëherë në Spanjë. 

Opsioni i dytë mund të jetë një koalicion me Partitë Radikale, por kjo do të sillte shumë probleme për vendin, pasi këto subjekte kanë kundërshtuar ashpër masat antikrizë. 

Një tjetër mundësi është dhe ai që njihet si koalicioni i partive humbëse, mes socialisteve, Podemos. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë tepër e larte rreth 73%. Analistët thonë se kjo dyndje e votuesve lidhet me papunësinë që mbetet 21%, më e larta në Europë pas Greqisë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët