Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Kontrollet nga policia në banesa

SPANJË-Një grup kriminal i specializuar për grabitje në farmaci dhe banka është çmontuar nga policia në Spanjë. Ata akuzohen për më shumë se 40 vjedhje në provincat e Alicante, Murcia dhe Valencia të Spanjës, duke vjedhur kasa dhe kasaforta.

Një hetim që zgjati muaj dhe u përfundua me sukses falë koordinimit mes Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare. Shtatë kontrolle shtëpish u kryen në Orihuela, Torrevieja, Benidorm, Villajoyosa dhe Denia, duke rezultuar në arrestimin e gjashtë anëtarëve të organizatës.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrolleve, oficerët sekuestruan 7000 euro para, një pistoletë bosh, veshje të përdorura në grabitje, vegla kyçjeje, fenerë gjurmues GPS dhe telekomandë, një makinë OBD për klonimin e çelësave të automjeteve, një jelek taktik të Policisë italiane dhe pesë automjete të përdorura në krie.

Të arrestuarit, me kombësi shqiptare, kosovare dhe bullgare, kishin precedentë penale në Spanjë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit