BARCELONË, 9 prill /ATSH-AFP/ - Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hose Manuel Garcia-Margallo mbështeti sot sanksionet perëndimore kundër Rusisë ndryshe nga kryeministri grek, Aleksis Cipras.
Në vizitë në Moskë, Aleksis Cipras përsëriti një ditë më parë, përkrah presidentit rus, Vladimir Putin, refuzimin e tij për politikën e sanksioneve kundër Moskës pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë duke kërkuar braktisjen e rrethit vicioz të sanksioneve, që nuk kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare.
"Nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kryeministrin grek", deklaroi Hose Manuel Garcia-Margallo, në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun italian, Paolo Gentiloni.
"Pika kryesore për heqjen e sanksioneve është që Rusia të respektojë të drejtën ndërkombëtare. Respektim i të drejtës ndërkombëtare do të thotë të respektosh marrëveshjet e Minskut, të ndërpresësh ndërhyrjet për të ndihmuar separatistët që janë në Damask dhe të rikthesh gadishullin e Krimesë", theksoi ai.
"Kur e drejta ndërkombëtare të rivendoset, do të vijë koha për të kërkuar formula për t'i dhënë fund gjanedjes së tensionuar mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian si dhe mes Rusisë dhe SHBA-së", shtoi ai duke nënvizuar se për atë është skenari ideal.
Aleksis Cipras është kritikuar nga diplomatët evropianë për qëndrimin mbështetës ndaj Moskës, ndërkohë që qeveria e majtë radikale është në negociata me kreditorët BE dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar./
/ec/