/ATSH-AFP/ - Numri i të papunëve ka regjistruar rënie në muajin shkurt në Spanjë, por mbetet ende i lartë me 4,512 milionë të papunë, njoftoi sot Ministria e Punës, pas një rritjeje në muajin janar.
"Vendi numëronte në fund të muajit shkurt rreth 13 538 të papunë më pak se një muaj më parë. Në një vit, numri i personave të regjistruar në listat e agjencive për punësimin është ulur me 300 333, rënia më e lartë që prej vitit 1999", sipas një komunikate.
Ekonomia spanjolle po rimëkëmbet pas një krize të rëndë, por përqindja e papunësisë prej 23,7 për qind në fund të vitit 2014, sipas një mënyre tjetër llogaritjeje, mbetet në nivele shqetësuese.

LAJMET MË TË VLERËSUARA