
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Granada, Spanjë, në kuadër të Samitit Politik Evropian.
Osmani ka shkruar në platformën X (ish-Twitter), se në këtë samit ajo do diskutojë rreth sfidave të sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.
”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, KFOR: Rrisim prezencën! Nuk e marrim në kontroll, sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë








