Spanjë, përplasje midis aeroplanit dhe helikopterit në Majorka, mes 7 viktimave edhe dy fëmijë (FOTO+VIDEO)

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur në ishullin e Majorka, në Spanjë. Nga përplasja

midis një helikopteri dhe një aeroplani të vogël kanë humbur jetën 7 persona, mes të cilëve dhe dy të mitur.

Viktima të aksidentit ishin edhe një shtetas Italian, një familje gjermane dhe të tjerë shtetas spanjollë që udhëtonin me avionin e vogël.

Qeveria rajonale e Ishujve Balearik Spanjoll, që përfshin Majorka-n, ka lëshuar një deklaratë në Twitter në të cilën shkruan se incidenti ndodhi në orën 13.35 pranë bashkisë Inka. Po sipas deklaratës, dyshohet se përplasja fatale ka ndodhur në lartësi të ulët.

Mediat spanjolle raportojnë se të paktën 3 nga viktimat udhëtonin në helikopter kurse të tjerët në avionin e vogël.

Sipas El Pais, helikopteri model Bell 216 i kompanisë RotorFlug, i cili u ngrit nga fusha e aeroportit Son Bonet, në qytetin Marratxí, kishte plan fluturimi mbi një pasuri private në Inka, në qendër të ishullit.

Autoritetet lokale konfirmuan se shtetasi Italian, kishte bërë më pas një ndalesë në ishull ku kishte marrë me vete katër persona të tjerë, një familje të përbërë nga babai, nëna dhe dy fëmijë të mitur, të kombësisë gjermane.

Presidenti rajonal Armengol tha se ekipe emergjente dhe hetimor po punojnë në vendin e incidentit për të sqaruar shkaqet e përplasjes fatale

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë