Një operacion i përbashkët mes policisë spanjolle dhe asaj shqiptare ka vënë në pranga 7 persona ku 3 janë shqiptarë për veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta.
Të arrestuarit janë A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptar si dhe P.D, 41 vjeç, shtetas bullgar.
Këtyre personave iu është sekuestruar 38 kilogramë heroinë e pastër, 8 kg kokainë e pastër dhe 50 kg përzierës.
Policia ka sekuestrua gjithashtu një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi. Operacioni për kapjen e tyre ka filluar që në muajin dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.
Grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit.

/Shqiptarja.com