Aeroporti Barcelona-El Prat ofron alternativa vërtet ekonomike për një arratisje në destinacionet e reja – për të zbuluar një kulturë tjetër, një gastronomi tjetër ose thjesht për të pushuar, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.
Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme. Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro.
Disa zgjedhin të pushojnë në shtator, pasi resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta.
Por, cilido muaj që të jetë, ajo që kërkojmë kur udhëtojmë janë destinacione të reja që na ofrojnë eksperienca të reja.
Një nga destinacionet më të rekomanduara – bazuar nga përballueshmëria – është Shqipëria.
Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.
Nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në më pak se një orë me makinë do të gjendeni në bregdetin magjepsës shqiptar.
Vendi i vogël evropian nuk krenohet vetëm me plazhet mahnitëse – por ofron edhe qytete mesjetare, mundësi për aktivitete të tilla si rafting dhe hiking.
Nëse keni kohë, mund të vizitoni edhe shtetet fqinj si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.
Cilat vende të vizitoni në Shqipëri?
- Ksamili, plazhi më i vlerësuar në Shqipëri.
- Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe një nga qoshet më të bukura të Shqipërisë. Përveç kësaj, është vendi i përsosur për të bërë rafting.
- Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, për adhuruesit e natyrës dhe maleve.
- Gjirokastra, qendra e saj historike është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
- Syri i Kaltër, një burim uji – i formuar nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura të blusë në të gjelbër.
- Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ofron modernitetin e vendit, ku mund të shihni bunkerët antibërthamor në periferi – dhe të merrni teleferikun për të parë të gjithë kryeqytetin nga Mali i Dajtit.
/ata/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51