Spanjë/ Sekuestrohen 2 tonë kokainë në një anije peshkimi, mes të arrestuarve një shqiptar

Spanjë/ Sekuestrohen 2 tonë kokainë në një anije peshkimi, mes të arrestuarve një shqiptar

Një hetim nga Policia Kombëtare spanjolle ka çuar në sekuestrimin e 2000 kilogramë kokainë, ku po transportohej nga një anije peshimi në brigjet e Galicisë.

Mediat spanjolle raportojnë se pas hekurave ranë katër persona në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.

Kjo është anija e dytë brenda pak javësh ku sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e kokainës. Droga, e cila i përket klanit ballkanik, e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras, e cila transportua në një distancë relativisht të shkurtër nga bregu nga një anije tregtare e linjës së rregullt që vinte nga Amerika e Jugut, raportojnë mediat spanjolle.

Është gjithashtu e mundur që ky rrjet të jetë i lidhur me atë të Novo Furuno, e cila përfshinte sekuestrimin e 1.4 ton kokainë në Camariñas dhe me Sophie, e cila mbante të njëjtën sasi kur u transportua në perëndim të Cape Verde disa javë më parë.

Anija është e regjistruar në kategorinë e pajisjeve të vogla të peshkimit në Detin Kantabrian veriperëndimor dhe ka portin e saj në Ferrol.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë