Spartak Braho në ‘N’kohë’: Rama s’është socialist por punëtor i madh! Berisha plak që përsërit të njëjtat fjalë të ’91-shit! Meta nga ‘freshist’ në ‘berishist’

Ish-deputet në disa legjislatura, një politikan që ka lënë gjurmë në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, Spartak Braho ishte i ftuar sonte në ‘N’kohë’ në Report Tv. Ai rrëfeu jetën dhe karrierën e tij por nuk la mënjanë politikën. Nga një konsideratë e kishte për 3 personazhet kryesore të politikës shqiptare sot. Për Ramën tha se nuk është socialist por Kryeministri më punëtor që ka njohur.

 “Unë të premtoj se do t’i godas të gjithë që dëmtojnë socialistët, edhe Ramën.  Rama nuk është socialist por ka cilësi të mirë se punon shumë. Nga të gjithë Kryeministrat që unë kam njohur nuk punon ashtu siç duhet, siç duhet të punojë një socialist. Shpeshherë dominohet nga ‘ide psikopatiste fikse’”, tha Braho.

I pyetur nga gazetari Ermal Qori se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme ish deputeti i PS dhe i LSI-së thotë se Partia Socialiste e ka fitoren e sigurt, ndërsa ka edhe nga një koment për Sali Berishën dhe Ilir Metën si dhe koalicionin e tyre.

“PS, nuk më do zemra dhe shpirti të them Rama, i fiton zgjedhje por jo me shumë socialistë.  I fiton zgjedhjet, nuk ka opozitë. Sali Berisha ka marrë fund, një plak që del dhe thotë të njëjtat gjëra që i ka thënë që në vitin 91. Nuk ka të ardhme. Koalicioni që ka bërë ai me Metën dëmton më shumë Metën. Ka qenë kryetari i forumit rinor të PS. Ka kapërcyer ylberin por ka thyer qafën”, tha Braho.

Në fund Braho gazetari Qori e pyet me shaka edhe për rrogën më të madhe që ka marrë ndonjëherë.

“Rrogën më të lartë e kam pasur në sistemin e kaluar, 8000 lekë. Gjatë këtyre 30 viteve të fundit rroga më e madhe ka qenë ajo e deputetit, 140 mijë fikse dhe totali shkon në 2 mln”, tha ndër të tjera Spartak Braho.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 30/10/2022 05:59

    Shume suksese ka arritur. Sidomos me mafien e Durrsit e ka nderitur si kok per shok qe i ka Hasanbellinjte. Nuk do mend te kuptosh nga e ka marre Meta smundjen e te qenurit i pshtire. Se mos harron Taku dhe i kursen AHne...

    Përgjigju
    • !!!: 30/10/2022 10:01

      Ke te drejte Mali. Eshte edhe nje shantazhues i peshtire, tashme nje relike qe s'ja vlene te merresh me te.

  • UKU MOMLIT: 29/10/2022 23:24

    Tere jeten lepires b*the mbete o taku patllaku...ik ore gremisu,soj gomari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!